Albspirit

Media/News/Publishing

Kleriku që kundërshtoi komisionerët e qendrës së votimit në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945

Imzot  Frano Gjini, Ipeshkv dhe Abat i Mirditës, Filozof e Teolog  shqiptar,  i shpallur “Martir i demokracisë”,  qe i pari klerik  shqiptar i caktuar në këtë post të rëndësishëm fetar  prej Vatikanit.

Ai  qe një nga priftërinjtë  shqiptarë që nuk iu nënshtrua asnjëherë regjimit komunist  dhe nuk lejoi  vënien e kishës në shërbim të pushtetit të diktaturës së proletariatit.

Si klerik  novator  dhe  emancipuës, ai  u  vu në qendër të vëmëndjes të Sigurimit të Shtetit.

Në zgjedhjet e para komuniste të 2 Dhjetorit 1945,  ai kundërshtoi hapur komisionerët e qendrës së votimit në Orosh: “Unë  nuk votoj  për këtë pushtet, që në plan  të parë, në strategjinë e tij, ka zhdukjen e fesë. Jam klerik  në shërbim të popullit  dhe  të fesë së krishtërë, për të cilën  nuk më dhimbset  jeta  ashtu si edhe për Atdheun’’.

Imzot Frano Gjini u arrestua dhe mbas 16 muajsh tortura,  në fund të marsit  1948, u pushkatua  në Zall të Kirit. Fjala e tij e fundit, para  pushkatimit ishte: “Rroftë Krishti Mbret! Rroftë Shipnija dhe pa ne!”

Për merita të veçanta Imzot Frano  Gjini ka marrë urdhërin  ‘’Skenderbej’’  dhe në vitin 1993,  Presidenti Berisha  i akordoi titullin “Martir i Demokracisë’’./Politiko.al/

Please follow and like us: