Albspirit

Media/News/Publishing

Përkujtohet 55-vjetori i Agim Nezës, promovohen tre librat e tij të fundit

Në 55-vjetorin e lindjes, së gazetarit, analistit, pedagogut dhe shkrimtarit Agim Neza janë promovuar tri librat e tij të fundit. Personalitete të larta te politikës dhe shtetit shqiptar, perfshire dhe Presidentin e zgjedhur Ilir Meta, ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli,ish-ministra, deputete te PS dhe PD, kolegë e të afërm.

Folesit ne veprimtari vlerësuan kontributin e Agim Nezës në gazetarinë shqiptare përkujtuan kontributin e çmuar të tij në gazetari e botën akademike.
Në këtë përvjetor u promovuan tre librat e tij të fundit, “Diplomacia publike”, “Marrëdhënia publike strategjitë dhe taktikat” si dhe “Dashuri e trishtim në një vend komunist”.
Agim Neza njihet edhe si këshilltar i disa prej figurave kryesore të politikës e në këtë drejtim profesionalizmi i Nezës u vlerësua nga Presidenti i zgjedhur Ilir Meta si dhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Zoti Meta tha ne fjalen e tij se Neza ishte nje profesionist qe te qetesonte edhe ne momentet me te veshtira. Ndersa zonja Topalli e vleresoi ate per integritetin e tij gjate kryerjes se detyres pervecse ishte nje mjeshter i komunikimit.
Ndërsa akademiku Artan Fuga, vlerësoi figurën e Agim Nezës si pedagog por edhe si mjeshter qe nguliti te qindra studente te gazerise zanatin e veshtire te komunikimit.

Prof. Dr. Bashkim Gjergji tha se koha e punes me Nezen ka qene e paharrueshme. Ai themeloi lenden e komunikimit ne degen e gazetarise nderkohe qe vleresoi edhe punen per doktoraturen.

Ish-ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga solli per te pranishmit disa momente te vecanta te punes me Agimin kur ai ishte zevendesminister dhe minister i Jashtem. Anetari i Gjykates Kushtetuese vuri ne dukje nje cilesi tjeter te Nzes ate te pasionit per legjislacioni vendas dhe europian qe ishte nderkohe edhe pjesa e dyte e arsimimit dhe angazhimit te tij publik.

Poeti Agim Doci tregoi momente te njohjes me Agimin si koleg te komunikimit dhe medias ne institucionet publike.
Të afërmit shprehën mirënjohje ndaj atyre që u qëndruan pranë pas largimit nga jeta të Agim Nezës. Babai i Agim Nezes, Bajram Neza tha se Agimi ishte profesionist dhe njeri i mire per shkak se edhe miqte e tij ishin te tille.
Në fund të aktivitetit, u shfaq edhe një dokumentar mbi jetën e Agim Nezës me skenar te Ilirjan Agollit, gazetar i Zerit te Amerikes.
Agim Neza ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë në vitin 1987 dhe në fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999.
Ka kryer studimet në sistemin “Master të Nivelit të Dytë në Marrëdhëniet Ndërkombëtare në vitin 2009-2011 si dhe ndoqi per dy vjet shkollen doktorale te Marredhenieve Nderkombetare ne Fakultetin e Histori-Filologjise.
Ai ishte kualifikuar dhe specializuar për Lajme Ndërkombëtare, Marrëdhënie me Publikun, në Britani, SHBA, Holandë, etj.
Agim Neza ka drejtuar komunikimin dhe marrëdhëniet me publikun për shumë institucione qendrore të shtetit shqiptar si dhe ka punuar për disa media shqiptare dhe të huaja.
Botime të tjera të Agim Nezës përfshijnë edhe “Guida turistike për Shqipërinë”, botuar në Angli më 1993, “Mirësevini në Shqipëri-guidë turistike”, botuar në anglisht në vitin 2000 dhe ribotuar në 2004, 2008 dhe 2016, “Holokaust, dosje pa koment për krimet e Millosheviçit”, 1999, “Marrëdhëniet Publike”, 2004 etj.
Ai u largua nga jeta në moshën 54 vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Librat
Janë botuar dhe dolën në qarkullim tri publikime të reja të studiuesit të komunikimit Agim Nezaj; “Marrëdhëniet Publike, strategjitë dhe taktikat”, “Diplomacia Publike” dhe “Dashuri e trishtim në një vend komunist”.
Dy librat e parë janë kërkime akademike të autorit në fushën e marrëdhënieve publike dhe diplomacisë ndërsa libri i tretë është botim në anglisht që lidhet me pasionin e hershëm të Nezës për turizmin e shprehu kjo edhe në publikimin prej tij të disa guidave që nga viti 1991.
Libri “Marrëdhëniet Publike, strategjitë dhe taktikat” është një vështrim i thellë, analizë e plotë dhe zbatime praktike të teknikave të marrëdhënieve me publikun, fushë në të cilën Agim Neza punoi për gati 25 vjet.
Teksti është i dobishëm për të gjithë ata që punojnë në fushën e marrëdhënieve me publikun si dhe për studentët e gazetarisë apo fusha të ngjashme me komunikimin.
“I shkruar qartë, thjesht dhe në mënyrë koncize, Agim Neza evidenton si rrugën historike përmes të cilave kanë kaluar MP për të ardhur deri në stadin e sotëm, po ashtu edhe pikat kyçe përmes së cilave këto të dhëna në funksion të aspekteve të ndryshme të MP jo vetëm që thyejnë “ritmikën” e përshkrimit teorik, por edhe zgjojnë kureshtjen e lexuesit për të parë “pas perdes”, për të kuptuar më mirë pikësynimet dhe përpjekjet e punonjësve të MP”, vlerëson Prof. Dr. Bashkim Gjergji librin e ri.
Ndërsa vetë Agimi duke u përgjigjur në pyetjen se pse vendosi të shkruaj këtë libër thotë se është mbrujtur në të një përvojë e gjatë praktike dhe gërmime teorike.
“Materiali në këtë libër pasqyron përvojën time të punës si Zëdhënës i disa institucioneve në Shqipëri, si Ministrinë e Drejtësisë, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe këshilltar për marrëdhëniet publike i disa ministrave, prokurorit të përgjithshëm, kryetares së kuvendit, si dhe eksperiencën time gjatë trajnimeve apo takimeve me kolegë që merren me marrëdhënie me publikun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Mbretërinë e Bashkuar (Angli), si dhe takimet me personalitete të rëndësishme në fushën e marrëdhënieve me publikun në Holandë, Irlandë, etj”, shkruan Agimi në hyrje të këtij libri.
Libri tjetër “Diplomacia publike” është një kërkim befasues për këtë seksion të Marrëdhënieve me Publikun, pak të njohur në institucionet shqiptare. Libri është marrë nga doktoratura e tij me të njëjtën temë dhe pjesën e fundit të këtij libri Agimi e punoi në muajt e fundit të jetës së tij.
“Diplomacia publike” është kërkim i parë në Shqipëri në këtë fushë dhe përbën një ndihmë për të gjithë ata që studiojnë këto fusha apo japin kontributin e tyre si në diplomaci, edhe në fushën e Marrëdhënieve me Publikun.
Libri i tretë “Dashuri e trishtim në një vend komunist” është një rrëfim befasues i tij, histori të vendosura në fundin e viteve ’80 dhe fillimvitet ’90”, të gjitha reale gjatë punës së tij si përkthyes i grupeve të huaja turistikë, “detyra e të cilit ishte të dukej i lumtur në sytë e të huajve që përkthente dhe shoqëronte”.

Please follow and like us: