Frederik Ndoci: Për ata që gjatë javës ishin në punë, në kafe, në mbledhje partie e forumi…
Për ata që gjatë javës ishin në punë, në kafe, në mbledhje partie e forumi, ndër darka, ndër dhoma të mbyllura përbrenda e përjashta, ose duke marrë e përcjell mallra të ndryshme…duke mbjell e korr bimë medicionale, duke e rrit vigjilencën antishqiptare, duke u marrë me ndonjë pisllëk, të vogël të shtypit ose dore, pa orgazma metalike e llastike.
Ju lutem – korrigjimet e duhura se na duhet ta vendosim në shtyp.
Lexojeni prapë se bëmë ndryshime në statutin e ri të partisë cinike...eh sa herë do ndryshojë edhe 100 vite, pasi ne do mblidhemi në bironë tonë të krijojmë cinizma të reja.
Rrroftë Partia e Punes Cinike intelektuale (deri në një farë pike).
Rinovim pa leje
Kur ndërton një shtepi duhen themele të forta!!!!
E në themel të PD asht:
– Ramizi – Hafizi -levizi -spiunizi -testër-parti hedhësi,
– komunist me këmishë blu,
– kriminel me pllumba paqeje,
– priftër dëshmitar.
– Do që na torturojshin vec kur ishin turn i parë.
– edhe kangtar e kumar,
– do, që dikur kishim fshehur ar,
– do që shitën ca farë,
– disa, që ju erdhi për mbarë,
– do që nuk mblodhën kurrë në arë,
– 50% jo shqiptar,
– do që ta vjedhshin zarin në kumar,
– ndonjë që vazhdon me hangër bar,
– dikush që e rren vehten se ish shtëpi e parë…
– Disa, që të vrasin pas shpine, se ju vjen mbarë,
– disa qe bajn tonelatat e mariuanës (cannabisit) mullar,
– disa pilotë që bien me avion në arë…
– disa që të thërrasin koleg se dekorohen nga “qyqar”,
– ndonje kuksian që i thotë vehtes korcar,
– ndonjë kavajas që iu thanë dy gishtat var,
– ndonjë që plackiti eksodin kosovar,
– ndonjë që s’i tha askush “puna e mbarë”,
– ndonjë “djall” që e ka tatuazh:” jam demokrat” në ballë,
– ndonjë që vret o hedh në erë deputetë, pa rradhë…
– Ndonje që e kishte fustanin me pala,
– ndonjë që e kalonte klasën me njala,
– ndonji që shiste ndihma të fala,
– ndonjë që i punonte mirë shala.
– edhe ndonjë që u lante me parfum që nuk iu shihte zdrala,
– ndonji që kushrini i byrosë i conte të fala.
– ndonje që shiste molla e partagala,
– ndonjë që thoshte me vedi “rroftë e qoftë Sala”
– ndoj shkodran që nuk mësoi kurrë not mbi soletë,
– ndonjë kriminel që s’mban pistoletë,
– ndonjë roje që gjithmon e gjetën fjetë,
– ndonjë që e pinte kosin e nxehtë…
Prandaj shurdh e qorr ose hupni nga trojet o shqiptare.