Albspirit

Media/News/Publishing

Teuta Osmani: Natën vonë

 

Sot nuk më ndihmuan yjet
Natën vonë për të të parë ty
As Hëna nuk kish dalë akoma
Ku unë lart hidhja vështrimin me sy!

Nuk di nga fshihesh me yjet përqark
Nuk di se në cilën qiell jetonin vallë!
Nuk di nëse kjo natë, ish për ëndrra
A ndoshta malli mua më kish marrë!

Dhe pres e pres çdo ditë me natë
Një vagon malli, më dërgon larg
E di se për mua, nuk mund ta dije
As për pritjen ndoshta vallë!?

Dhe ndërruan qiejt, lëvizin me retë
Çdo ditë me diell dhe natë me hënë
Dhe yjet përkunden si peshqit në det
Dhe unë lundroj mes tyre vërtet!!!

 

Please follow and like us: