Albspirit

Media/News/Publishing

Trump akuzon median si nxitëse të “urrejtjes” ndaj tij

Donald Trump sulmoi sërish sot mediat kryesore amerikane me akuzën se po përhapin “urretje” kundrejt tij duke justifikuar përdorimin e shpeshtë të rrjeteve sociale në formë kundërpërgjigje ndaj zërave kritikë.

Presidenti i SHBA ka vijuar më tej përballjen veçanërisht me dy gazetarë të televizionit MSNBC.

Mosmarrëveshja me prezantuesit e televizionit, ku dhuna verbale ka tronditur deri në kampin republikan, duke kulmuar të shtunën me një seri postimesh në Twitter me një formë të re ofendimesh.

“I cmenduri Scarborough dhe e paafta Mika (Brzezinski) nuk janë persona të këqinj, por emisioni i tyre i keq dominohet nga drejtuesit e tyre të NBC. Sa keq!”, shkruan Donald Trump, duke cituar televizionin ku ai denoncon rregullisht mbulimin duke e cilësuar të njëanshëm.

Please follow and like us: