Zbulohet lidhja e Eni Koҫit me reperin shqiptar
Qëkur Eni Koçi deklaroi publikisht se dikush i kishte rrëmbyer zemrën, të shumtë kanë qenë ata që kanë nisur të analizojnë gjithçka në jetën e këngëtares dhe të gjitha shenjat të çonin tek Genc Prelvukaj, reperi nga Kosova. Dhe bashkëpunimi i 35- vjeçarit me Gretën në këngën “Nuk ka dashni”, thjesht përforcon më shumë fjalët.
Fjalë që sipas ‘Prive’ janë plotësisht të vërteta. Prej katër muajsh të dy kanë nisur një lidhje serioze, që po ecën mjaft mirë. Aktualisht të dy kanë zgjedhur të heshtin mbi fjalët që qarkullojnë, duke shijuar romancën e tyre të vogël.
Genc Prelvukaj jeton në Kosovë, ku edhe është i angazhuar në muzikë, ndërsa jeta e Eni Koçit vërtitet rreth Shqipërisë dhe Anglisë, ku 21-vjeçarja vazhdon studimet.