Albspirit

Media/News/Publishing

Klaudia Pepa zbulon “fajtorin” e ndarjes dhe komunikimin virtual me Albi Nakon

Lajmi i ndarjes së balerinës së njohur Klaudia Pepa, nga koreografi Albi Nako, ka bërë bujë në media. Por nga ana tjetër duket se kjo ndarje ka qenë shumë paqësore dhe e mirekuptueshme nga të dy palët. Në një foto të postuar së fundmi në Instagram, nga ana e balerinës ka pasur një lum komente nga miqtë dhe ndjekësit e saj.
Por vetë Klaudia, ka zgjedhur ti përgjigjet vetëm një komenti ku shkruan…
“Zemer ne Itali erdha me avion e direkt tek Mediaset. Cdo histori ka nje fillim e nje fund, nuk eshte fundi i botes. Ne nje raport ne dy faji eshte gjithmone i te dyve. Gjithe te mirat!!”, i replikon Klaudia komentueses duke treguar se shkaku i ndarjes është i të dyve.
Më pas balerina i është drejtuar edhe ish-partnerit duke i shkruar…
“Albi Nako ca thone more”.
Albi i është kundërpërgjigjur me një koment plot yje.
Dyshja kanë treguar kështu se gëzojnë respekt dhe dashamirësi për njëri- tjetrin edhe pas ndarjes.

Please follow and like us: