I dënuar me 4 vite burg për pastrim parash, arrestohet djali i bosit të VEFA-s
Djali i ish-pronarit të kompanisë Vefa është arrestuar mesditën e sotme, pasi ishte shpallur në kërkim si i dënuar me 4 vite burg.
Ditën e sotme oficerët e forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Tiranës kanë bërë të mundur kapjen e Artan Alimuçaj, 41 vjeç, banues në Tiranë.
Për këtë person Prokuroria e Tiranës ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të datës 18 nëntor 2015, të Gjykatës së Tiranës, e cila e ka dënuar me 4 vite burg për Veprën Penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
Please follow and like us: