Muzikë/Artistja Kristina Marku: Këngëtare tabani dhe jo vetëm, së shpejti projekti i radhës
Hermes Nikaj
Këtë herë kemi një përshkrim interesant për një këngëtare që, konsiderohet si ylli i muzikës popullore të trevave të veriut dhe jo vetëm. Kristina Marku na ka treguar si është një javë e saj, klipin e ri që pritet të lançohet dhe suksesin gjatë turit në SHBA.
Jemi në prag të verës, kohës kur në treg ka bum klipesh. Ju po përgatiteni për ndonjë projekt të ri, klip a material muzikor?
Kristina Marku: E kam gati një kënge dashurie, ky projekt do lançohet shumë shpejt.
Sapo jeni kthyer nga një tur i gjatë në SHBA, si u prite aty?
Kristina Marku: Po jetoj ëndrrën time, u ndjeva shumë e lumtur që njerëzit atje më pritën me shumë dashamirësi. Andej vlerësohet zëri, pastaj pamja e jashtme.
Që të nisë java mbarë, duhet…
Kristina Marku: Të zgjohesh normalisht, por dhe me mendime të mira!
Si nis java për ty dhe si vazhdon ajo pastaj?
Kristina Marku: Një javë nis në raport me ngarkesën që ka java, por në përgjithësi, e hëna është ‘e diela’ e këngëtareve, meqënëse fundjavat janë më të ngarkuarat në mbrëmje apo gëzime familjare.
Me çfarë mendimi shtrihesh për të fjetur?
Kristina Marku: Shtrihem duke falënderuar Zotin për çdo të mirë dhe duke u lutur që t’i mbrojë njerëzit e mi të dashur nga çdo e keqe.
Kafen e mëngjesit e pi në shtëpi, apo jashtë?
Kristina Marku: Nuk jam shumë fanatike e kafes së mëngjesit, po zakonisht preferoj në shtëpi.
Në ç’orë të zë gjumi?
Kristina Marku: Gjumi më zë gjithnjë pas mesnatës.
Cilën ditë zgjedh për të regjistruar një këngë të re? Po për të xhiruar një klip?
Kristina Marku: Për të regjistruar një këngë të re zgjedh ditën që jam pa angazhime ‘live’ dhe mundësisht të jem mirë vokalisht. Po kështu edhe për realizimin e videoklipit.
Çfarë të frymëzon më shumë?
Kristina Marku: Muzika e mirë më inspiron shumë dhe lumturia e njerëzve.
Pushimet ideale do të ishin ato në det apo në mal?
Kristina Marku: Kudo, mjafton të relaksohem dhe të jenë pushime të vërteta.