Ilir Levonja: Partia e humbësve
Gjithë gjasat janë se, po vazhdoi kështu. Debati brenda demokratëve, një farsë e llojit shqiptar, me unë dhe hundëpërpjetër, me elozhe e rrahje gjoksi. Me ironi sysh…, ku sot demokrati urren demokratin më shumë se çdo gjë tjetër. Të jeni të sigurtë se PS dhe Edi Rama kanë të fituara edhe zgjedhjet e 2021. Madje me shumicë absolute. Akoma më të qartë se ky 74-shi i fundit.
Kjo falë demokratëve që janë katërshpërndarë. Në Berishistë, Bashistë. Dhe anti Bashistë e Berishistë. Sa as kokën nuk po ia nnxjerrin sherrit. Po e mbajnë si puna e atij zjarrit të mbytur kur digjen plehrat e lagjes. As afsh, as shpirt, as vrull, po angushti gjoksi. Dhimbje koke. Pak ajër. E për rrjedhoj maraz shqiptar. Të ndarë edhe të grupuar edhe në ithtarë të frymës ku ishe ti kur unë luftoja për Shqipëri. Dhe ku ishin këta që na kritikojnë kur ne me ngjyrën e kuqe të republikës së re.
Çonim Ramën drejt fitores.
Kështu që …
Sa kohë që demokratët i mbushin sallën Lulzim Bashës.
Dhe ia zbrazin Eduart Selamit.
Sa kohë që do qaraviten si kalamajtë me teoritë e zgjedhjeve të vjedhura dhe të shitura. Me denoncimet e tipit Noriega etj.
Me sojin që i lutet Berishës të kthehet. Dhe me sojin që mahnitet pas statuteve të Berishës. Edi Rama i ka të fituara edhe zgjedhjet e 2021-shit.
Të jeni të sigurt për këtë.
Dhe fajin nuk e ka populli. Nuk e kanë shqiptarët.
E kanë humbësit e ricikliuar. Demokratët e grupazheve që ia kanë shkërdhyer nënën demokracisë. Dhe Shqipërisë bashkë. Mjaft të rrinë në pushtet.
Sot demokratët janë gati të hanë të gjallë Eduart Selamin përshembull. Me zbrazëti, me romuze, me tallje. Erdhi ky amerikani etj. Kurse Patozin e përshkruajnë si një siluetë të lodhur nëpër korridoret e selisë së partisë. Me demek që nuk jep shpresë. Nuk fiton. Po dihet që nuk fiton, as Selami e as Patozi. Sepse tallja aty i bie në kokë demokracisë. Kurse mendt e mëdha, pordhët, i bëjnë elozhe pushtetit.
Kështu ishte që kur filloi çadra, atë muaj shkurti…, me skara, e qofte. Me aheng. Dhe kështu u vulos. Që kur morëm 7 ministri dhe qeverisëm me hajdutin për të garantuar mundjen e LSI dhe humbjen tone… Tani marrim përgjegjësitë. Madje po u themi dhe shqiptarëve se na i vodhën zgjedhjet. U shitën prapë shqiptarët. Le t’i shpallim tradhëtarë shqiptarët.
Unë humbësi po marr përgjegjësitë. Që domethënë…. po futem në zgjedhje për kryhumbës. Patozi është i lodhur, si demokracia jonë. Kurse Selami burri i asaj që jep lajmet.., mendësi demokrate a mendësi demode shqiptare.
Këtë do e vertetoj koha.
Unë marr përgjegjësitë e mia politike.
Isha naiv. Isha tutkun. Isha i paaftë. U tregova sylesh.
Po ju lërojani nënën selamistave, patoistave, se ata nuk janë demokratë.
___
Diku në një sallë qyteti, gjatë meshes së faljeve që kërkon Basha. Pashë një demokrat të vjetër. Ma afruan këtë shanc jete kamerat. Sigurisht që pa dashje. Por për suportin e tyre.
Dikur i rrinin qarkas grupe burrash. Ishte vetëm.Kjo ka domethënien se, kur vjetërohen kryetarët…, çvjetërohen demokratët. Eshtë koha e individit, koha që veç Shqipërisë nuk i duhet.