Rama pyet çfarë të përmirësojë me shtetin, përgjigjet Kabo: Vetingun, vëre veten të parin në listë, e bën dot?
Kryeministri Edi Rama kërkoi nga qytetarët mendimin e tyre se çfarë do të donin të ndryshonin në 4 vitet e ardhshme. “Çfarë duhet të përmirësojmë” , ishte pyetja e Ramës për qytetarët.
Por për këtë pyetje ka reaguar edhe profesori Përparim Kabo, i cili i tregon se marrëveshja e besimit nuk funksionon në këtë shtet, pasi liria e shprehjes, e jetës dhe e pronës e kushtëzojnë atë.
Kabo thekson më tej se Rama duhet të bëjë vetëm një gjë, duhet të krijojë listën e atyre që duhet t’i nënshtohen Vettingut dhe kjo duhet bërë nga ekspertë të huaj.
“Vëre vetën tënde të parin në listë dhe pas teje të gjithë shpurën dhe bashkëpuntorët e tu..dhe jepi mundësi drejtësisë të sekuestrojë pasuritë e vjedhura të shqiptarëve. Ndihmo po je i zoti institucionalisht në hapsirat që të jep ligji, që të shkojnë në burg hajnat dhe që më në fund të drejtojnë vendin idelaistët dhe ata që kanë pasuri të motivuara vetëm ligjërisht. Kaq zoti Kryeministër…nuk ka nevojë për më shumë…! E bën dot?! Në pritje…”, shprehet Kabo.
REAGIMI I PLOTË:
Me që zoti kryeministër kërkon të dijë se çfarë nuk shkon në shtet dhe lyp mendim po ia them dhe unë timin…Zoti Kryeministër nuk funksionon marrëveshja e besimit…sepse liria e jetës, liria e pronës dhe liria e shprehjes që e kushtëzojnë atë sipas John Lockut(besoj ta keni lexuar, nëse jo duhet ta lexoni se jeni shumë vonë)… nuk funksionojnë tek ne në Shqipëri. Ndaj që kjo marrëshje të mari një garanci morale e ligjore..bëj vetëm një gjë. Krijo listën e atyre që do ti nënshtrohen Vetingut, realizuar ky proces me ekspertë të huaj,.. Vëre vetën tënde të parin në listë dhe pas teje të gjithë shpurën dhe bashkëpuntorët e tu..dhe jepi mundësi drejtësisë të sekuestrojë pasuritë e vjedhura të shqiptarëve. Ndihmo po je i zoti institucionalisht në hapsirat që të jep ligji, që të shkojnë në burg hajnat dhe që më në fund të drejtojnë vendin idelaistët dhe ata që kanë pasuri të motivuara vetëm ligjërisht. Kaq zoti Kryeministër…nuk ka nevojë për më shumë…! E bën dot?! Në pritje…