Albspirit

Media/News/Publishing

Selami dhe Basha ‘përplasen’ për lidhjet me miliarderin amerikan Soros

Lulzim Basha dhe Eduart Selami shkëmbyen replika në lidhje me marrëdhëniet e tyre me organizatën e miliarderit amerikan Xhorxh Soros. Gjatë prezantimit të platformave të tyre para demokratëve në Korçë, njëri i pranishëm i pyeti të dy kandidatët, se cili ishte pozicioni i tyre në raport me Sorosin. Selami u shpreh se ai nuk ka asnjë lidhje me ketë organizatë, ndërsa fakti qe bashkëshortja e tij, gazetarja Ilva Tare punon për fondacionin e Xhorxh Soros, nuk ka asnjë ndikim në vendimmarrjen e tij. Edhe Basha mohoi të ketë lidhje me miliarderin, madje shkoi edhe më tej, duke e konsideruar organizatën e Soros, si mbështetëse te socialisteve dhe Edi Ramës.  Selami i kërkoi Bashës të tregohet i sinqertë dhe të tregojë që bursën në Holandë e ka marrë pikërisht nga Sorosi. Selami shtoi se Grida Duma dhe Lulzim Basha e kanë falenderuar publikisht Xhorxh Sorosin për mundësimin e studimeve, dhe se për këtë ekzistojnë edhe filmime. Basha nuk e pranoi argumentin e Selamit. Kryedemokrati u shpreh se bursa e tij është financuar nga një fondacion tjetër, jo nga ai i Xhorxh Soros.

Bordi i Fondacionit Soros

 

Please follow and like us: