Bota. al: Evropës i duhet një tjetër Churchill
Skena përsëritet. Përtokë, trupa të gjakosur, pa jetë, tingujt e sirenave, pamjet e para të viktimave, identiteti i vraësve, lule, qirinj dhe fjalime, mesazhe mbështetjeje dhe dhembshurie që vijnë nga e gjithë bota”. Në këtë mënyrë, e përditshmja spanjolle “Les Echos” përpiqet të analizojë se si zhvillohet vala xhihadiste në Evropë.
“Në ndërkohë, terroristët islamikë lëshojnë kërcënime, kërkesa dhe shpallin fitore. Trishtimi dhe zemërimi përzihen me dorëzimin dhe kurajën. Skena zhvillohet në mënyrë pak a shumë të ngjashme në hartë: nga Parisi në Londër, nga Bagdadi në Mançester, nga Nisa në Kabul dhe përtej. Modus operandi është gjithmonë në evolucion. Natyrisht, dallimi është i dukshëm mes avionëve që goditën kullat binjake e Pentagonin në 11 shtator 2001, dhe dhe thikave që përdoren sot. Xhihadistët janë spostuar, nga sulmet masive me përgatitje të sofistikuara, në veprime rruge që janë të paparashikueshme e të paparandalueshme.
Cilat janë pasojat afatgjata? “Islamizmi është një fanatizëm: luftëtarët e tij vrasin dhe vdesin për Zotin. Ky dimension fetar, që shumë analiza e përjashtojnë, përbën burimin kryesor të fuqisë shkatërruese të islamizmit”. Situata aktuale, sipas Les Echos, sugjeron tre skenarë. “Evropa mund të fundoset, pak nga pak, në kaos dhe në luftë civile. Sulmet kamikaze vazhdojnë të përsëriten dhe qeveritë janë gjithmonë konsiderohen gjithnjë e më të paafta për të mbrojtur qytetarët e vet; paniku në rritje kombinohet me shpërthimet ksenofobe dhe raciste, që shpien në formimin e grupeve militare. Përfundimisht, mund të imagjinojmë shoqëri të zhvilluara që shkojnë drejt shpërbërjes. Ky është skenari që ëndërron ISIS. Ai do i hapte rrugën vendosjes së kalifatit islamik mbi rrënojat e shteteve evropiane. Edhe pse jemi ende larg nga kjo situatë, asgjë nuk mund ta përjashtojë”.
Pastaj është skenari ku gjithçka vazhdon si gjithmonë.
“Pushtti i shoqërive teknike është kaq i fortë, fuqia e tyre përthithëse kaq e madhe, saqë asgjë nuk i pengon ato që të përfundojnë duke e integruar aktin terrorist si një shqetësim skajor, konstant por i kapërcyeshëm dhe i krahasueshëm me aksidentet automobilistike dhe fatkeqësitë natyrore. Mutatis mutandis, siç thoshin romakët, bëhen ndryshime për të reduktuar në minimum dëmet, por të gjithë rrugët kryesore do të vazhdonin të funksiononin normalisht. Xhihadistët do të shiheshin vetëm si humbësa, viktima në një shoqëri të destinuar për të bërë progres të mëtejshëm. Megjithatë, skenari më i mundshëm është që qytetarët evropianë të fillojnë të kuptojnë gjithnjë e më qartë, bashkë me udhëheqësit e tyre, se është koha për t’u dhënë fund kompromiseve dhe hipokrizisë. Xhihadistët duan të shkatërrojnë themelet e demokracive: lirinë e fesë, laicizmin, lirinë e shprehjes, barazinë gjinore. Nëse duam jetën tonë të lirë – përfundon Les Echos – duhet të luftojmë. Përballë një totalitarizmi që i ngjan një nazizmi të ri, është i nevojshëm një Churchill i ri”.