Abi Malltezi: Trishtim dhe përbuzje për përbaltjen e Prof. Petrelës
Po shoh fake news të prodhuara nga kuzhina e Rama-Fugës që në përpjekje për të shpëtuar të korruptuarin me 200 milionë euro të fshehura duan të shpërndajnë tymnajë me alla drejtësi popullore. Kjo dreqtësia popullore në duart e një satrapi na kandisi jashtë botës të civilizuar, pa shtet ligjor e që i vuajmë pasojat edhe sot.
Nga lista që shajnë njoh veç 2 persona, ndaj nuk diskutoj dot për listën.
Por për Prof. Mentor Petrelën që e njoh vetë dhe kam pasur rast të shoh konsideratat e profesorëve të huaj për të, e gjej të turpshëm veprimin e Edi Ramës. Kam gëzim kur takoj Prof. Petrelën (jo vetëm pse e kam kushëri të largët pasi gjithkush ka edhe kushërinj të afërt me të cilët nuk shkon) pasi e çmoj pamasë si njeri jashtëzakonisht të kulturuar, si profesionist dhe si mjek. Mjekë dhe njerëz si Prof. Petrela i gjen veç me gishtat e dorës në Shqipëri. Ka me dhjetëra mjekë të shkëlqyer që për fat të keq ikën të zhgënjyer nga kushtet e vështira, nga mos vlerësimi, nga bllokimi që ju bë, por Prof. Petrela zgjodhi të qëndrojë në Shqipëri dhe të përballet me këto vështirësi, por edhe me pisllëkun që na rrethon dhe duan tia mveshin kujtdo që nuk zbret në nivelin e tepsisë dhe vulgut të nxitur nga edvini.
Doktor Menti, mos u mërzit. Na ka rënë të jetojmë në këte vend, por të mos pranojmë vulgun, të përballemi dhe të mbajmë kokën drejt dhe duhet t’ia dalim qoftë për dinjitetin tonë, por edhe për të mirën e vendit. (If you can keep your head when all about you are losing theirs and blaming it on you…).