Kandidati për deputet i LSI, në ‘listën e zezë’ të abuzuesve të publikuar nga Rama
Mes 100 emrave nga të gjitha institucionet shqiptare të denoncuar nga qytetarët tek Kryeministri Edi Rama dhe të publikuar nga ky i fundit për abuzime është edhe ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës Flamur Gjuzi, një emër jo pak i njohur për publikun.
Kjo, jo vetëm për faktin e detyrës së tij në çështjet e pronave, por edhe se ishte kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës. Gjuzi ishte renditur i treti në listë, por nuk arriti të merrte mandatin.
Gjuzi i lindur e rritur në zonën e Shijakut ka qenë kreu i ALUIZNI-t prej vitit 2013 deri në vitin 2017.
Please follow and like us: