Albspirit

Media/News/Publishing

Terapia e luleve!

Kohët e fundit është zhvilluar një formë e re terapie, e quajtur “terapia e luleve”. Mendohet se nëpërmjet saj gjendja jonë emocionale mund të përmirësohet, të ndryshojë nga negative në pozitive. Përfitimet e shumta që marrim nga kjo lloj terapie lidhen me formën, ngjyrën dhe aromën e lules.
Lulet na ofrojnë një pamje të bukur, kanë aromë të këndshme dhe nxisin shëndetin psikologjik nëpërmjet ndjesisë. Për shembull trëndafilat e kuq, duke stimuluar gjëndrat e adrenalinës, na bëjnë më energjikë dhe aktivë. Ndërsa zambaku na largon frikën dhe pasigurinë, na bën të ndihem i të qetë dhe të kemi besim te vetja. Sa i përket lules së diellit, ajo shpërhap energji ngado dhe na bën më optimistë. Zymbylat lëshojnë melatoninën – “proteinën e gjumit” – në organizmin tonë, duke na ndihmuar të bëjmë një gjumë të qetë, kurse gerberat kanë një ndikim pozitiv në mushkëritë tona. Ato na mbajnë larg alergjive, ndërsa jargavan i ndihmon në largimin e stresit dhe ankthit.

Tashmë është provuar shkencërisht se prania e luleve në vendin e punës rrit produktivitetin dhe nivelin e energjisë, si dhe përmirësojnë kujtesën afatshkurtër ashtu edhe atë afatgjatë. Lulet ndikojnë edhe në përmirësimin e marrëdhënieve midis kolegëve në punë. Leatrice Eisemen, drejtoresha e Institutit Pantone të Ngjyrave “Pantone Color Institute”, beson verbërisht tek efektet kuruese të këtyre bimëve të brishta. Ajo mendon se terapia me ngjyra dhe ajo me lule janë shumë të ngjashme, pasi të dyja përdorin energjinë e ngjyrave për të larguar humorin e keq, për të hequr trishtimin apo stresin.

“Ngjyrat na ndihmojnë të gjejmë balancën që po kërkojmë përreth vetes. Lulet janë një mënyrë ideale për të pasuruar jetën tonë, duke ndryshuar fuqinë e tyre të ngjyrave”, pohon L’Eisemen.

Gjithashtu ekspertja e ngjyrave, e njohur botërisht, pohon se “përgjigja jonë ndaj ngjyrave është emocionale dhe lulet mund të jenë një katalizator për ndjenjat që stimulojnë, më shumë se organet e të parit dhe nuhatjes”.

Sipas L.Eisemen “një vendosje e bukur e luleve ka aftësinë të përçojë ndjenjat, të krijojë një gjendje shpirtërore të caktuar pa përdorur fjalë, por thjesht ngjyrat. Secili kombinim, në varësi të ngjyrës dominuese, i dedikohet një gjendjeje shpirtërore të caktuar”.

5 kombinime të luleve

1. E verdha dhe jeshilja e butë, nuancat e pjeshkës, roza e ngrohtë dhe bezha krijojnë një kombinim të brishtë ngjyrash që shërben si burim sigurie dhe gëzimi (gjithashtu bën që të ndihen më mirë ata që janë të sëmurë).

2. Lavanda dhe nuancat e rozës krijojnë një mjedis romantik, intim (shprehin intimitet dhe ndjenja dashurie).

3. E kuqja e ndezur, vjollca, roza dhe portokallia krijojnë një ambient sensual, pasionant dhe joshës për të dashuruarit.

4. Nuancat e lehta të detit, ngjyrat e qiellit – jeshilja dhe e kaltra – përbëjnë një kombinim më se të përshtatshëm për një vend ku qetësia dhe paqja janë të nevojshme.

5. Ndjenjat gazmore mund të shprehen me anë të kombinimit të ngjyrave të forta qëm bëjnë kontrast me njëra-tjetrën. Ky lloj kombinimi mund të përdoret nëpër ditëlindje apo çdo lloj feste.

Please follow and like us: