Albspirit

Media/News/Publishing

Zamira Çavo: Dy fjalë për Kryeministrin

Dy fjalë për Kryeministrin:
I dashur Edi,
Që administrate publike është në gjendje të mjeruar këtë tashmë e di cdo qytetar e cdo institucion. Fakti që ju e keni në prioritetin tuaj reformën në administratën publike e bën këtë cështje edhe më të ndjeshme. Por rruga që keni zgjedhur duke bërë publike emra që “akuzohen” nga qytetarë për korrupsion ose paaftësi, ose mungesë respekti ose… etj nuk është rruga që i duhet reformimit të Administratës dhe nuk mund të jetë asnjë alibi për ju, për t’i pushuar nga puna! Koha e gjyqeve të tilla publike “Në emër të popullit” ka perënduar dhe nuk ju shkon ju të zgjidhni këtë rrugë. Modestisht po ve në dukje disa elementë:
– Ne shqiptarët kur nuk na plotësohet një interes apo dëshirë jemi të “aftë” të ngeremë dhjetra akuza për personin që nuk na e ka mundësuar këtë. Ndaj më parë se të publikoni emrat, dërgoni ekipe të njohin gjendjen sepse gjendja nuk njihet nga fcb.
– Me këto publikime bëni më shumë dëm se sa përmirësoni gjendjen. Ju fusni frikën e “gjyqeve” popullore në punonjësit e administratës duke tkurrur aktivitetin e tyre në favor të shërbimit qytetar.
– Administrata është përgjegjësia tuaj dhe besoj e dini se ka institucione që janë paralizuar për shkak të paaftësisë jo të zyrtarëve të thjeshtë, por të personelit të lartë në këtë administratë, përfshi këtu dhe ministrat tuaj…
– Gjykoj se shfaqe të tilla më shumë tërheqin vëmëndjen e njerëzve për t’u marrë me emra dhe jo për të denoncuar realisht mosfunksionimin e administratës në shumë institucione.

Deri në shtator është shumë vonë për ta risjellë qeverisjen në funksionin e vet normal, ndaj më shumë se këto sjelle jo të hijshme kryeministrore, do duhej të krijonit qeverinë e re që të merrte përgjegjësitë për gjithçka. Edhe për të paaftët dhe të korruptuarit. Por rruga që keni zgjedhur është thjeshtë një shpërqëndrim më i madh nga hallet reale të vendit.

Please follow and like us: