Albspirit

Media/News/Publishing

Julian Deda: Urdhër i komandës së Republikës së re…

 

 

 

Urdhër i komandës së Republikës së re:

Të denigrohet çdo anëtar partie, që nuk mendon si shefi. Të kritikohet pa kompromis çdo elemet politik i para viteve 2013 në PD, kohë në të cilën drejtonte Sali Berisha. Pra, të vazhdojmë shembullin e vëllezërve rilindas, ku për çdo gjë thuhej se “fajin e ka Saliu”.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

Po si nuk ju vjen zor? Po si mund të shkelni mbi punën e tjetrit kështu? Fakti, që kryetari i ngrirë e ka kompleks Doktorin, nuk është faji i këtij të fundit.

 

Shikoni pak ku shkon hileja. Lexoni pak një nga pikat e manualit të deputetit, shikoni se çfarë u kërkohej kandidatëve për deputetë nga zyra e propagandës e Republikës së re, që ta artikulonin në takime me njerëzit:

“Flisni për arritjet e Bashës, rruga Durrës-Kukës, liberalizimi i vizave, Tuneli i Elbasanit, NATO”. Qesharake. Të gjithë e dijnë se këto u bënë me iniciativë personale të Berishës dhe për të qenë korrekt deri në fund, meritat i takojnë atij, që merr dhe përgjegjësitë për dështimin jo dikujt, që sukseset e të tjerëve ia krediton vetes dhe dështimet e veta ia faturon të tjerëve.

Nëse duam bashkimin dhe ringritjen duhet të flasim me zë të lartë për shkaqet e vërteta të humbjes. Na duhet një lider, që di të mbajë fjalën e dhënë dhe të imponon respekt si në fitore ashtu dhe në humbje. Na duhet një lider, që nuk bën pakte të fshehta me kundërshtarin dhe lincon mendimin ndryshe brenda partisë. Na duhet dikush, që aleancën e bën me popullin opozitar jo me satrapin e pushtetit. Na duhet dikush, qe del në fushën e betejës i pastër, pa komplekse, pa frikë, se nuk është as i shitur as i blerë, sepse paktin e ka me popullin jo me pushtetin.

Please follow and like us: