Albspirit

Media/News/Publishing

Mujë Buçpapaj shpallet fitues i çmimit ndërkombëtar “Struga Words”

 

Image may contain: 1 person, suit

Maqedoni, përfundoi manifestimi treditor ndërkombëtar “Takimet letrare strugane 2017”

Mujë Buçpapaj shpallet fitues i çmimit ndërkombëtar “Struga Words”

Shkup- Në Strugë përfundoi manifestimi letrar treditor ndërkombëtar “Takime letrare strugane 2017” në organizim të qendrës kulturore “Valë” dhe revista për letërsi “Valëvitje” nga Struga, ku poeti i mirënjohur Mujo Bucpapaj u shpall fitues i çmimit ndërkombëtar “Struga Words.”

Edicioni i shtatë i këtij viti i manifestimit ndërkombëtar “Takimet letrare të Strugës” u mbajt nga 6 deri në 8 korrik në Strugë, Ohër dhe Vevçani në Republikën e Maqedonisë. Në këtë veprimtari ndërkombëtare morën 42 poetë nga Shqipëria, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, si dhe nga disa vende të tjera të botës. Në manifestim janë ndarë çmimet “Dallga letrare” për akademikun Risto Vesilevski, si dhe çmimet “Fjalim strugan” për Mujo Buçpapaj nga Shqipëria, Zharko Milenik nga BeH-ja dhe Pande Manojllov nga Maqedonia.
Me ndarjen e çmimit “Dallgët letrare” për poezinë më të mirë të lexuar përfundoi festivali poetik në Strugë. Poeti shqiptar me famë ndërkombëtare Mujo Buçpapaj, nuk mundi të merrte pjesë në veprimtarinë e ndarjes së cmimeve në Strugë për arsye familjare, por ai nëpërmjet një letre falenderoj organizatorët e manifestimit, duke vlerësuar cmimin e dhënë atij si një nderim për letërsinë dhe gjuhën shqipe në tërësi.

Kush është Mujë Buçpapaj

Mujë Buçpapaj lindi në Tropojë, Shqipëri (1962). Është diplomuar në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Universiteti i Tiranës (1986).Në vitet 1991-1992 ka studiuar për skenar të filmit artsitik pranë Kinostudios “Shqipëria e Re“, Tiranë, sot “Albafilmi“ si dhe ka kryer shumë kualifikime të tjera të spektrit të kulturës në vend dhe jashtë tij.
Është një nga themeluesit e pluralizmit politik dhe të shtypit të lirë në Shqipëri (1990) dhe gazetar për shumë vjet në gazetat më të njohura të Tiranës.
M. Buçpapaj është një nga eksponëntët më të shquar të poezisë bashkëkohore shqiptare me suksesin më të madh kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë dekadës së fundit, përkatësisht i botuar në disa gjuhë të huaja dhe i nderuar me disa çmime prestigjioze ndërkombëtare nga Greqia deri në SHBA dhe një nga manaxherët më të spikatur të kulturës në vend.Hartues i politikave kulturore dhe perkthyes.
Është organizator dhe drejtues i shumë konferencave nderkombëtare për problemet e artit, letërsisë dhe të të drejtave të autorit.
Është autor i shumë librave, por edhe i qindra shkrimeve publicistike, kritikave, esseve, studimeve përfshirë edhe ato për problemet rajonale, sigurinë kombëtare si dhe për manaxhimin e artit në kushtet e tregut, politikat kulturore dhe strategjinë kombëtare të kultures.
Njihet si një nga debatuesit më të fortë publikë për problemet e tranzicionit shqiptar, zhvillimeve politike rajonale, si dhe të demokracisë në tërësi. Është themelues i gazetës/revistës “Nacional” dhe drejtor i saj. Jeton, punon dhe krijon në Tiranë, së bashku me gruan dhe dy vajzat. Aktualisht eshte drejtor i gazetes kombetare, javore per letersi dhe arte “Nacional,” e konsideruar si media e shkruar me e famshme ne te gjitha koherat ne Shqiperi.
Mund të kontaktoni: bucpapaj@yahoo.com: Mob: +355 6820 74 316

Disa opinione nga poetët botërorë rreth poezisë së Mujë Buçpapaj dhe stilit të tij krijues

“Poezia e Mujë Buçpapaj është si vet Ballkani: një tokë e ngjeshur e energjive tragjike.
Nga njëra anë, ai është poeti i thjeshtësisë së madhe, ku imazhet pasionante janë pothuajse surreale në thellësinë e tyre, ku u bëjnë thirrje botës së bukur të natyrës për të cilën ne të gjithë ndajmë nga qëllimi i moralshëm fisnik. Por ndjeshmëria e tij është gjithashtu e Evropianit të (sofistikuar) ndërlikuar e një prej më të lashtëve prej evropianëve dhe për këtë ekziston njohja e hollë ironike e brutaliteteve të jetës që mund vetëm të burojë nga përvoja e luftës. Kjo përbën një vepër fisnike”.

Frederick Turner

“Mujë Buçpapaj është poet i nivelit botëror. Poezitë e tij u punuan me një mençuri ekstravagante në të cilën tonet elegjiake dhe ironike nuk rrjedhin nga mençuria e thjeshtë apo zgjuarsia, por nga një urtësi e thjeshtë dhe origjinale e zemrës. Ato lidhin shëmbëlltyrën ekstravagante dhe zgjuarsinë e qartë e mahnitëse për të zbuluar dhe nxjerrë në pah, sa tmerret, aq edhe anët joshëse dhe të këndshme të identitetit të veçantë shqiptar”.

Gjekë Marinaj

“FITORJA E PADUKSHME na çon në mbretërinë e arsyeve të një vendi të thellë dhe kaotik në kënaqësitë dhe dhimbjet tona. Ato përbëhen nga lirika të gjalla të jetëve në prag të një bote të re”.
Dan Reed

“Mujë Bucpapaj sjell për lexuesit pamje të shpejta të pashlyeshme në kujtesë nga lufta e Evropës Lindore, siç është shpresa për paqe në atdheun e tij. Sikurse T.S.Eliot, ai trazon kujtimet dhe dëshirën, duke ballafaquar të porsalindurit e fshehur në pyje dhe të qarat e fëmijëve me remineshenca të dashurisë, pemës së mollës dhe shiut”.

Susan Rushing Adams

“Vargjet e shkurtra në formë vertikale bashkohen me tonet poetike për të përshpejtuar leximin e poezisë dhe në këtë mënyrë krijojnë përfundime të befasishme duke na tronditur, sikur të fluturojë nga toka në hapsirë, duke na lënë të kuptojmë se poeti i kishte të gjitha në mendjen e tij, për të na shkundur nga themelet e forta brenda nesh që të kuptojmë se sa shumë kanë vuajtur njerëzit për humbjet e mëdha. Në mbylljen e poezive dhe brenda tyre gjithsecili sheh ngritjet mbi sipëfaqen e tokës dhe kundërshtinë e madhe të gravitetit e cila sjell ndryshimin në të kuptuarit e ‘domosdoshmërisë’ së këmbëve, po në të njëjtën mënyrë sikurse ata që kanë humbur të afërmit e tyre në luftë”.

Laura Bowers
Please follow and like us: