Macron: Asgjë nuk mund të na ndajë nga SHBA
Presidenti francez, Emmanuel Macron konfirmoi sot se asgjë nuk do ta ndante kurrë Francën nga SHBA-ja. Këtë deklaratë, ai e bëri një fjalimi të shkurtër të mbajtur përkrah presidentit amerikan, Donald Trump, në përfundim të paradës tradicionale ushtarake të 14 Korrikut. “Franca, në historinë e saj, ka gjetur aleatë të sigurtë, miq që i kanë ardhur në ndihmë dhe SHBA-ja është kjo këtu, për këtë arsye asgjë nuk do të na ndajë kurrë”, theksoi ai nga tribuna zyrtare. “Prania sot e Donald Trump dhe bashkëshortes së tij është shenjë që kapërcen kohërat”, shtoi ai.
Please follow and like us: