Albspirit

Media/News/Publishing

Selami: Statuti i PD ka një nen që përjashton kandidimin e kryetarit humbës

Eduard Selami gjatë takimeve me demokratët e Durrësit, Shijakut,  Rrogozhinës dhe Fierit, kërkoi bashkimin e Partisë Demokratike, duke theksuar se përçarja nuk e ndihmon këtë forcë politike të tejkalojë krizën ku ndodhet. Selami tha se nën drejtimin e tij, Partia Demokratike do të rifitojë demokratët, rininë dhe elitën.

Selami konfirmoi shqetësimin për pabarazinë e garës dhe u angazhua se PD do të ketë në statut nenin që kryetari në rast humbje të dorëhiqet.

Gara nuk është e përsosur. Hajde të fusim një nen në statut për herët e tjera që nëse kryetari i partisë nuk fiton, jep dorëheqje dhe nuk kandidon atë radhë për kryetar partie, që të shmangen këto gjëra. Nuk mund të jetë njëri me këpucë, tjetri zbath, njëri kryetar në detyrë me eskortë, ndërsa unë me një shofer që nuk di rrugët. tha Selami.

Rinia është në qendër të projektit të Selamit, ndërsa tha se kërkohet një qasje e re për motivimin e tyre pasi siç u shpreh ai, kanë humbur shpresën te Partia Demokratike.

Please follow and like us: