Albspirit

Media/News/Publishing

“Forbes”, një shkrim dedikuar Era Istrefit

Prestigjozja FORBES ka shkruar për Strefie-n, duke e cilësuar si pop-starin më të ri nga Kosova, e cila e nisi karrierën në vendlindje, për të tejkaluar kufijtë me ‘Bon Bon’, e për të vazhduar më tej me ‘Redrum’. Nuk është lënë pa përmendur bashkëpunimi me SinfulColors, si dhe performanca në koncertin për LGBT. FORBES ka zbuluar edhe një detaj tejet të rëndësishëm, duke shkruar se Era pritet të publikojë këngën e re më 25 gusht, që ndër të tjera, është një bashkëpunim me French Montana-n. Aha, e lexuat mirë! A e dinit se teksti i ‘Bon Bon’ i është kushtuar një miqësie të ngushtë, që tashmë nuk ekziston më mes artistes dhe shoqes së saj? Pse Era do të zgjidhte të ishte Rihanna në vend të Beyonce? Këto e shumëçka tjetër do t’i gjeni në revisten “Forbes”.

Please follow and like us: