Vdes biznesmeni nga Vlora, udhëtonte me të dashurën. Familjarët: Nuk e besojmë aksidentin
DËSHMIA E SHOQËRUESES
Shoqëruesja e biznesmenit ka deklaruar në polici se ka qënë duke udhëtuar me të kur ky i fundit ka nxjerrë kokën nga dritarja e makinës. Pikërisht sipas saj, ky ka qënë momenti fatal, pasi e ka përplasur një kamion. Ajo ka njoftuar menjëherë policinë dhe biznesmeni i ndjerë është transportuar me urgjencë në spital.
DYSHIMET E FAMILJARËVE
Familjarët e biznesmenit që kishte një Fast-Food në qytetin bregdetar të kontaktuar nga gazetari Enrik Mehmeti, raportojnë për BalkanWeb se kanë dyshime për aksidentin, pasi makina e këtij të fundit nuk ka asnjë lloj shenje. Ata kërkojnë hetim në thellësi të kësaj çështje dhe nuk duan që organet përkatëse ta trajtojnë thjesht si një aksident. Prej disa kohësh, sipas tyre biznesmeni nuk jetonte me bashkëshorten.