Albspirit

Media/News/Publishing

Plagosja në Tiranë, shënjestra ishte biznesmeni i floririt

Policia ka zbuluar detaje të reja në lidhje me atentatin  rëndë që ndodhi sot paradite në Tiranë. Plumbat kanë rënë mbi një pronar argjendarie në rrugën e Dibrës.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ka pasur të shtëna me armë në këtë zonë rreth orës 09.30. Personi i plagosur me armë zjarri quhet Vangjel Kashara, 28 vjeç ndërsa është qëlluar nga një person i paidentifikuar, dhe sipas policisë ishte i veshur me të bardha, rreth 160 cm i gjatë i cili dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

I plagosur është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë qënë dhe tentativë për grabitje, por gjithçka pritet të sqarohet nga uniformat blu.

Please follow and like us: