Lidhja me Klea Hutën, flet për herë të parë Elgit Doda
Prej disa javësh po flitet se ata janë janë në një marrdhënie dashurie. Fjalën e kemi për Elgid Dodën dhe Klea Hutën. Për lidhjen e tyre dyshimet u shtuan akoma edhe më shumë gjatë emisionit “Zonë e Lirë” ku bukuroshja rrëfeu se është në një marrëdhënie. Por Klea nuk tregoi asgjë më shumë. Një ditë më vonë u publikuan disa fotografi teksa Klea shfaqej duke drekuar me Elgitin. Por rreth kësaj ka folur për herë të parë edhe Elgid Doda. Elgiti ka treguar se janë ende në një fazë njohjeje dhe se fakti që kanë drekuar bashkë nuk do të thotë se janë në një lidhje.
“Jo mo jemi akoma në fazë njohje. Nuk do të thotë që dy njerëz që drekojnë bashkë janë dosmodoshmërisht të lidhur, por jemi akoma në fazë njohje,” ka thënë Doda në “Oktapod”.