Albspirit

Media/News/Publishing

Morinës i sos durimi, takohet me Rita Orën

Durim Morina, artisti i ri shqiptar,  i cili  po vjen me  nje produksion te ri, në bashkëpunim me këngëtaren Elhaida Danin, me  këngën e tyre “Ruby”, shkon edhe më larg me ambicjen e tij, pasi ai së fundi është takuar me një yll botëror. Morina së fundi është takuar me këngëtaren shqiptare Rita Ora, ku vetë ai ka shkruar se këtë moment nuk do ta harrojë deri sa të jetë gjallë. Durim Morina dhe këngëtarja Elhaida Danin kane bashkepunuar per këngën “Ruby”, qe  është duke u punuar nga kompozitori i famshëm Arthur Pingrey, i nominuar tri herë për çmimin Oscar. Pingrey së fundi ishte nominuar për këngën e “Sting”, “The Empty Chair”, shkruan KultPlus. Ky kompozitor njihet edhe për bashkëpunimet me Sia dhe Norah Jones, kështu që mediet e huaja vlerësojnë se Elhaida Dani është në duar të sigurta. “Ruby” premton të jetë një perlë e vërtetë.

Please follow and like us: