Avokatja ruse e gatshme të shpjegohet në Senat për takimin me Trump Jr
Avokatja ruse, e akuzuar në SHBA se ka tentuar t’i japë Donald Trump Jr informacione potencialisht kompromentuese për Hillary Clinton u shpreh e gatshme për t’u shpjeguar para Senatit amerikan për këtë çështje absurde.
“Nëse senati kërkon të dëgjojë historinë e vërtetë, unë jam shumë gati t’u tregoj atyre gjithçka mbi këtë takim me djalin e madh të presidentit amerikan në qershor të vitit 2016 në Nju Jork”, theksoi Natalia Veselnitskaja, 42 vjeçe, në një intervistë për stacionin informativ rus RT (ish-”Russia Today”).
“Jam e gatshme nëse garantohet siguria ime”, shtoi ajo.
Avokatja, e cila ka hedhur disa herë poshtë çdo lidhje me Kremlinin, nënvizoi se kishte folur me Donald Trump Jr për adoptimin e fëmijëve dhe ligjin Magnitski.
Ky ligj amerikan që mban emrin e avokatit rus, Sergei Magnitski, i cili vdiq në burg pas denoncimit të një skandali financiar në Rusi, parashikon sanksione financiare kundër funksionarëve rusë të dyshuar për përfshirje në vdekjen e tij.