Albspirit

Media/News/Publishing

Panuçi: Uroj të lë gjurmë. Kualifikimi në Euro 2020

Federata Shqiptare e Futbollit prezantoi sot trajnerin e ri të kombëtares shqiptare, Christian Panucci.

“Jam i nderuar që jam trajneri i ri i kombëtares shqiptare. Falenderoj presidentin Duka që më ka besuar këtë detyrë që po më jep emocione të mëdha. Është shumë përgjegjësi e madhe, uroj të lë gjurmë në historinë e kombëtares. Jam i bindur që kemi një skuadër shumë të mirë. Ekipi i Shqipërisë tani është në një nivel më të lartë. Objektivi i vetëm që do të punojmë fort është Europiani”, deklaroi Panucci para gazetareve.

Pas shumë negociatave, Panucci arriti në një marrëveshje me drejtuesit e FSHF-së për të marrë drejtimin e kuqezinjve.

Ai bashkëpunuar me disa prej trajnerëve më të mirë në botë, si futbollist, por edhe si trajner, kur së bashku me Capellon drejtuan Rusinë, për të kaluar në kampionatin italian tek Livorno dhe Ternana.

Please follow and like us: