Albspirit

Media/News/Publishing

Sopranoja Arlinda Morava mirëpritet nga artdashësit kryeqyetas

Sopranoja e njohur shqiptare Arlinda Morava e shoqëruar nga rreth 30 instrumentiste nga Bukureshti, pjesë e “Bucharest Ladies Orchestra”, i dhuruan artdashësve kryeqytetas, që kishin mbushur shkallët e Muzeut Historik Kombëtar një mbrëmje të veçantë. “Bucharest Ladies Orchestra”, e dirigjuar nga Ozana Barabancea shoqëroi në këtë spektakël jo vetëm sopranon Morava, por dhe një tenor të spikatur rumun, e të afirmuar me një seri çmimesh ndërkombëtare, si Alfredo Pascu. Të ftuar të tjerë të mbrëmjes ishin dhe pianistja Klejda Tare e violinisti Lorenc Radovani. I gjithë koncerti ishte konceptuar si një mbrëmje show, nën moderimin e Aurora Ymerit, ku veç operetave, nuk mungoi as muzikali, tangoja, valset, e preferuara të artistëve të mëdhenj, por dhe disa ritme xhazi.

“Bucharest Ladies Orchestra”, e cila njihet si e vetmja orkestër vajzash, ka në përbërje të saj instrumentiste me klas të lartë, të cilat janë shumë të preferuara kudo në Europë, për performancën dhe repertorin e tyre.

Koncerti u organizua me mbështetjen e Institutit Kulturor të Rumanisë, Bashkisë së Tiranës, Muzeun Historik Kombëtar, Radio Televizionin Shqiptar, Ambasadën e Rumanisë në Shqipëri etj.

Pas performancës në kryeqytet “Bucharest Ladies Orchestra” do të interpretojë edhe në dy qytete të tjera, Berat dhe Korçë.

Arlinda Morava, sopranoja e njohur e cila jeton prej vitesh në Bukuresht, Rumani, ka interpretuar me dhjetëra role në skenën operistike, por i ka kushutar  vëmendje edhe veprave shqiptare. Sopranoja është shprehur se çdo artist lirik duhet të ketë në vëmendje repertorin kombëtar. Në vlerësimet e saj,  Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë i ka dorëzuar Arlinda Moravës një Diplomë Shkëlqesie, me motivacionin: “Për promovimin e  kulturës shqiptare në Rumani”, dhe në gjithë Europën. Musetta nga opera “La Boheme” e Puccinit, aria e Laurettës po nga opera “Geani Schici” e Puccinit, aria e Zerlinës nga opera “Don Giovanni” e W.A.Mozzart, Koralina nga opereta “Paganini” të F.Leharm, Pepitta nga opereta “Fllad Dashurie” të Dunajevskyt, etj, janë vetëm disa nga sukseset e saj në skenën operistike.

Please follow and like us: