Albspirit

Media/News/Publishing

Autoerotizmi parandalon kancerin e prostatës

Autoerotizmi është një prej mënyrave që parandalon kancerin e prostatës. Një ekip studiuesish amerikan të Universitetit të Boston, kanë zbuluar se duke u masturbuar 21 herë në muaj, reduktohet me 1/3 rreziku për t’u prekur nga kanceri i prostatës.

Kjo gjë këshillohet, në pamundësi për të konsumuar aktin seksual me partneren.

Studiuesit të drejtuar nga profesor Edward Giovannucci, docent i mjekësisë pranë Departamentit të Epidemologjisë në Universitetin amerikan, arritën në këtë konkluzion pas shumë vitesh studime dhe eksperimentesh.

Nga viti 1992 deri në 2010, pjesëmarrësit në studim u mbajtën në monitorim, duke zbuluar se ata që masturboheshin më shpesh, ishin më të mbrojtur nga kanceri i prostatës.

E njëjta gjë edhe për ata që kishin raporte të shpeshta seksuale. Kjo pasi, meshkujt në këtë mënyrë nxjerrin më lehtësisht substancat kancerogjene, si duhani, për shembull.

Please follow and like us: