Eli Fara i shpëton tërmetit në Greqi
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,7 ballë ka goditur ishujt Kos dhe Rhodes nga ku kanë ngelur 2 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur. Por nuk ishte i paktë tmerri dhe paniku që kanë kaluar nga ky tërmet qytetarët atje. Një nga personat që i ka shpëtuar mrekullisht tërmetit është edhe këngëtarja e njohur shqiptare Eli Fara. Ajo ndodhet në Greqi dhe po kalon disa ditë pushime në Kardamena. Eli Fara tregon se i ka shpëtuar mrekullisht tërmetit të fuqishëm, teksa ndodhej në hotel. “Shpëtuam nga tërmeti”, shkruan Eli Fara.
Please follow and like us: