Albspirit

Media/News/Publishing

Patozi: Ne duam të ndreqim PD, le të jetë kush të dojë kryetar

Një nga kritikët më të ashpër të Lulzim Bashës, i cili ka ndërmarrë edhe nisëm për këtë grup, deklaroi nga Akademia e Arteve se kjo lëvizje ka vetëm një qëllim; bashkimin e PD-së.

Sipas Patozit kalimi i krizës që ka mbërthyer PD-në bëhet nëpërmjet një analize të detajuar për zgjedhjet.

“Të nderuar miq, të nderuar anëtar të PD që na ndihni nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, faleminderit për mbështetjen. Gjithçka çfarë bëjmë për PD është që ta kthejmë atë në lavdinë e dikurshme. Kjo nuk është lëvizje kundër PD. Ne thjesht ndoqëm instinktin, jo nuk është çështje pushteti pasi gjithkush prej nesh është i gatshëm që të marrë çdo vendim, duke filluar nga unë i pari. Jemi të bindur që i vetmi shans që PD të kapërceje krizën është që të konkurroj në mënyrë të drejtë. Nuk e pranojmë dot ngutin e Bashës për ta mbyllur atë garë. Ne e kemi të pamundur të pajtohemi me faktin se në partinë tonë nuk mbahet me asnjë përgjegjësi për rezultatin dramatik të zgjedhjeve. Çfarë ka ndodhi në këtë parti kur Berisha nuk ia lejoj vetes që të vazhdonte por dha dorëheqje. Ndërsa pasardhësi i tij jo”, tha Patozi.

Please follow and like us: