Soros në plazh me një tjetër femër
Filantropisti dhe investitori miliarder, George Soros, nuk është pak i njohur në lidhje me martesat e tij. Pavarësisht tre martesave, ai është fotografuar në krahët e një femre tjetër të re në moshë, të quajtur Adriana Ferreyr.
Nëse kthehemi pas në kujtesë, ceremonia e tij e tretë u realizua me jo pak bujë në vitin 2013, ku ai lidhi kurorë me konsulenten e edukimit, Tamiko Bolton. Xhorxh Soros u njoh me Tamiko Bolton gjate nje darke ne vitin 2008 dhe lajmi i martesës u dha ne gusht të vitit 2012. Per filantropin kjo ishte martesa e tretë, ndërsa per Bolton e dyta. Dy martesat e dështuara kanë ndodhur në vitin ’83 dhe 2005. Në vitin 1983, George Soros u divorcua nga Annaliese Witschak dhe në vitin 2005 ai prishi lidhjen me Susan Veber Soros. Për nusen e re, Bolton, kjo është martesa e dytë. Për ata të cilët e kanë pyetur nëse ka një marrëveshje paramartesore, avokati i miliarderit u përgjigj: “Soros do ta shpërndajë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirësi, por ka për qëllim ta mbajë gruan e tij me zemërgjerësi”. Ne tre dekadat e fundit, miliarderi me origjine hungareze ka dhuruar më shumë se 7 miliardë dollarë, për të promovuar demokracinë, lirinë e fjalës, për të ndihmuar zhvillimin e arsimit dhe për të luftuar varfërine në bote, siç thuhet ne faqen zyrtare te fondacionit te tij.