Albspirit

Media/News/Publishing

Imazhi i Nënë Terezës shfaqet në një pemë…

Imazhi i shenjtores shqiptare, Nënë Tereza është shfaqur në një pemë pranë një kishe në Angli. Kështu raporton Daily Mail. Fotoja është bërë nga Kevin McKevitt, që mbeti i befasuar kur vuri re pamjen që ngjante me imazhin e shenjtores shqiptare. Lajmi vjen në një kohë kur është mësuar se veshja e thjeshtë që mbante Nënë Tereza gjatë jetës së saj, është shpallur markë e mbrojtur. Nënë Tereza mbante një sari të bardhë, me tre vija blu. Murgeshat e Misionit të Bamirësisë vazhdojnë që ta mbajnë këtë veshje. Por veshja e Nënë Terezës është shpallur markë e mbrojtur për të parandaluar përdorimin e pandershëm nga njerëz të ndryshëm për qëllime komerçiale. Një avokat i urdhrit të murgeshave tha se që tani veshja e shenjtores është duke u shfrytëzuar për përfitime. Veshja e ka identifikuar gjithmonë Nënë Terezën. Historia e kësaj veshje daton në vitin 1948, kur murgesha shqiptare, me lejen e Romës, nisi që ta vishte shoqëruar me një kryq të vogël në shpatulla. Raportohet se Nënë Tereza zgjodhi këto ngjyra, pasi simbolizojnë pastërtinë.

Please follow and like us: