Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Ilir floriri u bë president

 

Sot Ilir Meta merr presidencën e Shqipërisë, kjo pas asaj darkës, pak muaj më parë, në pazarin e Tiranës, me shefin dhe aleatin e atëhershëm, Edi Ramën. Një dhuratë simbolike dhe të parakohëshme, por që do t’i japi kuptim 50 vjetorit të djalit nga Skrapari. 45-sën e bëri në Durrës me çadër beduinësh dhe me një qerasje prej 13 mijë lekësh për person. Por nejse. Kësisoj ai bëhet sot zyrtarisht presidenti i VII-të, në këtë viranen demokraci shqiptare. Jo se Shqipëria nuk ka pasur më parë presidentë. Po t’i referohesh kohërave, rolin e presidentit e kryente kryetari i shtetit. Kështu që, i bie që me të mirat dhe të metat e kohës dhe figurave, president ka qënë edhe Ismail Qemali, ai hollandezi që solli bota, Vilhelm Vid-i, këshilli i regjencës i dalë nga Kongresi i Lushnjes, 1920, Ahmet Zogu, Omer Nishani apo Haxhi Lleshi me byronë e Enverit e të Ramiz Alisë.

Por siç na pëlqen ne, që t’i fillojmë nga zeroja, kështu edhe me demokracinë. i bie që Iliri të jetë presidenti i VII-të.

Posti onorifik por pa asnjë ekskluzivitet ekzekutiv, veç atij të dhënies me shumicë të titujve dhe dekoratave.

Dekretimet e ligjeve janë një formalitet. Aq sa çdo kryeministër ka të drejtë të tallet sa i do dhe si i do qejfi, me, atë që, e vulos (dekreton) apo nuk e vulos presidenti. Kryeministri do vazhdoj punën. Ligji, do apo nuk do presidenti, vlen.

Dhe kjo lloj marrëdhënie institucionale, për mendësinë e demokracisë sonë, shtetarëve. Edhe për t’i thënë botës hashiqare, konsiderohet ndarje dhe balancim pushteti.

Në rrjete të ndryshme, a në webe, ka plas humori me foto të montuara ose fotomontazh siç i thonë, ku Ilir Meta ose presidenti ynë i radhës, shfaqet here si një sheik buçko, herë një femër e shëndosh, herë maj gomarit me xhingla kallashi etj. Dhe hëre nën sharmin e batutave në lidhje me floririn. I mbush qejfet njerëzore me lot sysh. Dhe orët e jetës sonë me të qeshura sa të dhëmbin brinjët. Duke mbuluar kështu, për së pari nga vet ne, zullumet e politikanëve tanë. Madje është krijuar bindja se, njerëzit mezi presin ndonjë skandal tjetër, ndonjë bum vjedhje a grabitje, ku frymëtorët e montazheve t’ia nisin punës. Në mënyrë të atillë, që, të masturbohemi kolektivisht me bëmat e tyre. Të kënaqemi masivisht me qejfin që po na rjepin përditë e me shumicë.

Kjo është edhe përgjegjësia jonë qytetare.

Këtu dallojmë nga të tjerët.

Ky është reagimi ynë sublim. Qytetaria jonë pro perëndimore…

Megjithatë, kjo hokori, kjo sarkazëm, kjo ironi sociale, është edhe një tregues i qartë i hendekut midis presidentit që zgjedhin dy koka. Dhe presidentit të dale nga vota e popullit. Aq më tepër kur aty vinë politikanë nga një karrierë si kryetarë partish. Apo nga tavolinat e dominove.

Po le të kthehemi tek dita. Tek pritshmëria. Me që shoh edhe një lloj kërshërie, aq sa duket që, në një kohë të afërt, ndërrimi i postit presidencal do kryhet me ceremoni të tipit tradicional. Ashtu siç bëjnë përshembull në Amerikë. Kjo nuk është e pamundur. Aq më tepër për ne, që, shquhemi për pak dukje. Nuk ka rëndësi se kush e zgjedh dhe si e zgjedh presidentin tek ne. Dhe si e zgjedh Amerika. Mjafton që e bëm. Madje u themi amerikanë se, ja, si po e bëjmë.

Po një sugjerim protokollit të shtetit i duhet bërë: Një ekran ku veç pritjes tek dera, betimit, ballos me maska të hapura. Jepni dhe protestat popullore. Të shkakut, të shkaktarëve. Jepni spektaklet mbi tavolina, kollonën zanore të fushatave. Kur shajnë, kërcënojnë, bëjnë thirrje për mobilizim për në luftë, me qëllim ruajtjen e votes me çdo çmim. Shtojini dhe faktin si dosje të pa zgjidhura asnjëherë. Si çështje të arshivuara.

Jepni edhe kurrikulat e planeve se si dalin nga pallatete me orë pune të ndërrmarrjeve të kohës. Deri tek bizneset, objektet e lëshuara me qera, vilat në gjirin e lalzit. Nganjëherë pamjet flasim më shumë se puna e pa bitisur, vjeçare e institucioneve të drejtësisë partiake. Pamjet flasin më shumë se çdo vendim gjykate. Jepini me një citim të tillë, ku ishin dhe ku janë dhe po ne, ku jemi?

 

Please follow and like us: