Albspirit

Media/News/Publishing

Nestor Jonuzi ekspozon 40 vepra në Galerinë e Artit në Sarandë

Mbizotërojnë koleksioni i imazheve bregdetare, por edhe portretet.Kështu vjen në Sarandë, piktori Nestor Jonuzi. Ai ekspozon 40 vepra në Galerinë e Artit në Sarandë. I njohur për fuqinë e koloritit ai sjell perëndimet origjinale. Përdorues i guximshëm i së verdhës, kafes, portokallisë, ngjyrës së purpurt dhe plumbit, Jonuzi qëndron emocionalisht i freskët duke e kërkuar formën përmes ngjyrave.

Kritikët vlerësojnë se piktura në vaj është e një stili origjinal tek i cili ndërhyhet vazhdimisht për ta pajisur me emocione të reja. Veprat me përmasa të mëdha 2 x 1.70m  kanë tërhequr vizitorë të shumtë në galeri, dhe kjo sipas drejtorit Lefter Ceko lidhet me kulmit e sezonit turistik. I njohur edhe si piktor i Shkollës së Vlorës ka realizuar në pikturë shumë momente të lidhura me periudha historike që nga epoka e Skënderbeut, Pavarësia, Lufta e Dytë, ndërsa spikat për një radhë portretesh të figurave historike.

Please follow and like us: