Albspirit

Media/News/Publishing

Katër këngëtare shqiptare në festivalin e Moskës

Katër këngëtare shqiptare do të marrin pjesë në njërin prej festivaleve më modern të muzikës “Evropa Plus” në Moskë. Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi e Arilena Ara, janë emrat e përzgjedhur që do të performojnë në këtë festival.  Ky lajm është bërë i ditur nga posteri zyrtar i festivalit, qe ka shfaqur listën me emrat e pjesëmarrësve, në të cilën bëjnë pjesë edhe katër këngëtaret në fjalë. Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Era Istrefi janë emra, projektet e të cilave janë të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa edhe Arilena ka bërë një rrugë shumë të suksesshme me këngën “Nëntori”. Festivali do te zhvillohet me 29 korrik, në kryeqytetin rus, në Moskë.