Albspirit

Media/News/Publishing

Loja e Erdoganit me zjarrin

Presidenti i Turqisë Erdogan po ia sharron vet këmbët karriges së vet. Turqia varet onomikisht nga Gjermania. Tani edhe Berlini paralajmëron masa kundër Turqisë.

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel sinjalizoi një “riorientim” në politikën ndaj Turqisë. N㐷 konferencë shtypi në Berlin ai tha se për këto masa kanë rënë dakord me kancelaren Angela Merkel dhe kandidatin e SPD-së për kancelar, Martin Schulz. Ndër masat që do të ndërmerren janë edhe paralajmërimet nga udhëtimet për të gjithë gjermanët në Turqi. “Ndryshe nuk mund të veprojmë”, tha Gabriel, duke iu referuar arrestimit të aktivistëve për të drejtat e njeriut në Turqi.

Në kuadër të këtij riorientimi të politikës ndaj Turqisë bëjnë pjesë edhe të ashtuquajturat sigurime “Hermes”, për investimet gjermane në Turqi – nëse atje nuk ka ndonjë siguri juridike të investimeve të sipërmarrjeve dhe nëse ato trajtohen si të afërta me terroristët, tha Gabriel në Berlin.

Turqia ka arrestuar qysh pas përpjekjes për grusht shteti vitin e kaluar 22 persona me nënshtetësi gjermane. Nëntë prej tyre ende janë në burg. Ndërsa këto ditë u arrestua edhe aktivisti i të drejtave të njeriut Peter Steudtner dhe pesë bashkëpunëtorë të tij. Presidenti turk Erdogan ka deklaruar se këta persona janë të afërt me puçistët, gjë që në Gjermani ka shkaktuar një mllef të thellë.

Ministria e Jashtme gjermane e ka ftuar të mërkurën ambasadorin turk në Berlin në një bisedë informative dhe i ka dorëzuar notë proteste. Në këtë notë thuhet se arrestimi i aktivistëve për të drejtat e njeriut është toatalisht i papranueshëm, ndërsa akuzat për afërsinë e tyre me terroristët janë totalisht të pabaza.

Presionet

Presionet ekonomike ndaj Turqisë dhe sulltanit të vogël atje, janë një masë e dëshmuar. Shumica e vëzhguesve mendonin se Gjermania dhe BE-ja varen nga Turqia, sepse Ankaraja mund të nxisë kalimet e refugjatëve drejt Evropës. Por rrugët nëpër Ballkan janë mbyllur kaherë. Në anën tjetër, Turqia varet shumë ekonomikisht nga Evropa. Ndërkohë që Gjermania është fare në krye të listës së vendeve nga të cilat Turqia varet ekonomikisht.

Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar i Turqisë. Gati 10% e të gjtiha eksporteve turke në vlerë prej rreth 14 miliardë Euro shkojnë në Gjermani. Në vendin e dytë shumë më larg nga Gjermania është Britania e Madhe, ndërsa në të tretin Iraku. Vendet e tjera lindore janë edhe më larg, që do të thotë se Turqia e ka shumë të vështirë të riorientohet ekonomikisht.

Nuk ka zëvendësism për importet nga Gjermania

Turqia si asnjë vend tjetër varet nga importet e disa mallrave nga Gjermania: makina, pajisje elektroteknike dhe shumë prodhime të tjera që nuk mund të zëvendësohen shpejt. Ndërsa Gjermania importon nga Turqia prodhime tekstili dhe mjete ushqimore, që mund të zëvendësohen shumë lehtë. Kina dhe Bangladeshi mund ta plotësojnë shumë shpejt këtë zbraztësirë në treg.

Turqia në vendin e 13

Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar i Turqisë. Ndërsa Turqia është partneri i 13 më i rëndësishëm për Gjermaninë. Një veçanti në raportet gjermano – turke: në Turqi punojnë rreth 6000 firma, që varen nga sipërmarrjet e mëdha gjermane. Kjo ka të bëjë natyrisht edhe me shumë turq që jetojnë në Gjermani. Ndërsa një fushë tjetër nga e cila varet Turqia është turizmi. Gjermanët edhe këtu gjatë vitit 2016 kanë qenë në vendin e parë me 15% të turistëve të huaj në Turqi.

Turizmi përbën rreth 13 % të prodhimit bruto në këtë vend. Por së fundi ka rënë dukshëm numri i gjermanëve që e vizitojnë këtë vend. Në përgjithësi, numri i turistëve ka rënë në 2016 me rreth 40%. Në sondazhet e fundit të televizionit RTL thuhet se vetëm 12 % e gjermanëve e konsiderojnë Turqinë si vend të sigurt.

Erdogani i ka shkaktuar Turqisë dëme të mëdha ekonomike. Në fillim të këtij shekulli Turqia shënonte një rritje shumë të lartë ekonomike me rreth shtatë përqind, që ishte madje më shumë se Kina. Por që nga tremujori i tretë i vitit 2016, ekonomia turke po shënon stanjacion. Vlera e Lirës ka rënë pas tenstativës për grusht shteti me 30%. Ndërsa inflacioni është aktualisht 8-9 %. Papunësa ka arritur shifrën prej mbi10 %.

Erdogani dhe qeveria e tij kanë larguar nga puna brenda një viti rreth 150.000 persona ndërsa janë arrestuar rreth 50.000. Investorët kanë frikë se me masat e fundit, investimet e tyre nuk janë më të sigurta. Ata duan një sistem të sigurt politik, siguri ligjore dhe mundësi planifikimi. Në Turqinë e sotme kjo nuk është e mundur.

Please follow and like us: