Albspirit

Media/News/Publishing

Ryszard Kapuscinski: Çfarë kombësie ka Mutari?

Publicisti polak Ryszard Kapuscinski me librin e tij “Imperium” bën një përmbledhje reportazhesh nga Bashkimi Sovjetik në dy kohë. Në vizitën e tij në fund të viteve ’80 të shekullit të 20-të, na vjen përpara një pasazh që zbulon problemin nacional në këtë vend gjigand. Autori është në Baku të Azerbajxhanit. Ja refleksioni i tij:

“Ashtu si të gjithë fshatarët kudo në botë që muhabetin e nisin nga të korrat, ashtu si anglezët që fjalë të parë në bisedë kanë diskutimin mbi motin, po kështu në Perandori hap i parë në vendosjen e kontakteve midis njerëzve është përcaktimi i ndërsjellë i kombësisë. Sepse nga kjo do të varet shumë.

Në shumicën e rasteve kriteret janë të qarta dhe të lexueshme. Ja kështu, këtu kemi rusin, këtu kazakun, ky është tatar, kurse ky uzbek. Mirëpo një përqindjeje të madhe të qytetarëve të këtij shteti autoidentifikimi u shkakton vështirësi serioze, ata – thënë ndryshe – nuk ndjehen pjesë e asnjë kombi. Kemi shembullin e mikut tim, Rusllanit, inxhinierit nga Çeliabinsku. Gjyshi i tij ka qenë rus, gjyshja – gjeorgjiane. Djali i tyre, d.m.th babai i Rusllanit, vendosi të jetë gjeorgjian. U martua me një tatare. Nga dashuria për t’ëmën  Rusllani pranoi të njihej si tatar. Gjatë studimeve në Omsk u martua me një kolege – uzbeke. Tani kanë një djalë, Mutarin. Ç’kombësi ka Mutari”?

Please follow and like us: