7 gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr
Ndërsa pritet të nisë në muajin shtator procesi i vettingut, 7 gjyqtarë dhe prokurorë kanë dhënë tashmë dorëheqjen nga funksionet e tyre, duke tentuar kështu të përfitojnë nga ‘amnistia’ që parashikon reforma në drejtësi.
Megjithatë edhe këtu ka një ngërç, pasi afati i fundit për të dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, në mënyrë që t’i shpëtonin vettingut, ishte data 14 dhjetor 2016. Pjesa më e madhe e 7 dorëheqjeve vijnë nga Gjykata e Lartë.
Më poshtë emrat dhe funksionet e tyre.
- Sulejman Tola, prokuror nga Kruja
- Ilir Çeliku, gjyqtar nga Gjykata e Apelit në Shkodër
- Ilir Pashaj, gjyqtar nga Gjykata e Elbasanit
- Mirela Fana, gjyqtare nga Gjykata e Lartë
- Eritan Shehu, këshilltar ligjor nga Gjykata e Lartë
- Adnand Berdica, këshilltar ligjor nga Gjykata e Lartë
- Etleva Sherifi, ndihmëse juridike nga Gjykata e Lartë.
Please follow and like us: