Arben Llalla: Spiridon Doda, pinjoll i dibranëve mes shqiptarëve të Greqisë
Spiridon Doda 1878-1958 rrjedh nga familje luftëtarësh të Hidrës. Ky dis është i njohur për bëmat heroike të gjyshit të Spiro Dodës, i cili luftoi rreptë truqit e ngujuar në Akropoli.
Spiridon Doda lindi në Athinë më 1878 dhe pas gjimnazit, vazhdoi Universitetin e Athinës dhe më pas ndoqi studimet në Gjermani dhe Holandë.
Më 1925 u bë profesor i farmakologjisë eksperimentale dhe më 1927 u bë profesor i fiziologjisë eksperimentale, ndërsa dha mësim deri më 1947, kur u tërhoq.
U zgjodh anëtar i Akademisë së Athinës më 1913 dhe kryetar i saj më 1943-1944.
Gjatë pushtimit gjerman ndihmoi për shpëtimin e grekëve dhe hebrenjve, prandaj u përndoq prej pushtuesit.
Vdiq më 19 nëntor 1958.
Mendohet që në Greqi të ketë rreth 200 mijë shqiptarë me rrënjë të origjinës nga Dibra.