Cara Delevingne lançon këngën e saj të parë ‘I Feel Everything’
Cara Delevingne, përveç modelimit dhe aktrimit, ka vendosur të merret edhe me muzikë. 24 vjeçarja britanike, Delevingne ka lançuar në YouTube, këngën saj të parë të titulluar ‘I Feel Everything’. ‘I Feel Everything’ është punuar nga këngëtari dhe producenti i njohur amerikan, Pharrell Williams dhe Luc Besson, regjisori i filmit ‘Valerian and the City of a Thousand Planets’, ku luan edhe Cara Delevingne. Këngën e parë, Cara Delevingne e solli edhe me videoklip, dhe kjo është paraqitja e saj e parë si solo këngëtare. Në videoklipin e ri, modelja, aktorja tashmë edhe këngëtarja, shfaqet mjaft e veçantë me stile të ndryshme të flokëve në të cilat nuk është parë më herët.
Please follow and like us: