Albspirit

Media/News/Publishing

Dokumenti Top-Sekret i CIA: Tentativa e vetme e Enver Hoxhës për t’u afruar me amerikanët

Erald Kapri

Një dokument sekret i Arkivave Amerikane vjen sot eksluzive për droni.al. Shqipëria komuniste ka bërë një tentivë të pasinqetë për tu afruar me perëndimin e në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1966. Në një dokument të deklasifikuar së fundmi të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Amerikë, Departamenti i Shtetit informon presidentin Lindon Xhonson mbi një tentativë të shqiptarëve për tu afruar me perëndimin.

Krejt të kujdeshëm, amerikanët vendosin në lojë austriakët duke përjashtuar fqinjët problematikë të Shqipërisë, konkretisht grekët, italianët dhe jugosllavët. Sipas dokumentit sekret, Sekretari i Shtetit u ka kërkuar austriakëve për të parë me kujdes qëllimin e vërtetë të Enver Hoxhës dhe Shqipërisë komuniste e cila tashmë kishte shpallur aleancën me Kinën. Dokumenti është mjaft interesat sepse ekspozon edhe marrëdhënien e vështirë të Shqipërisë me vendet fqinjë e në veçanti me Greqinë e cila po levizte kundër Shqipërisë për shkak të marrëdhënieve të reja turko-shqiptare.

 

Dokumenti i plotë

10 Tetor 1966

Shqipëria ka qendruar e heshtur në lidhje me perspektivën e ndihmës kineze dhe planin e ri 5 vjeçar. Ka shenja që ata duan të diversifikojnë lidhjet e tyre ekonomike.

Grekët na kanë informuar së fundmi se Shqipëria mund të riafrohet me Bashkimin Sovjetik. Thuhet se Brezhnevi i ka thënë Titos se mund të ketë një ulje tensioni mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë sepse për shkak të situatës së brendshme në Shqipëri dhe së dyti për shkak të ngjarjeve në Kinë. Në 30 Shtator, RFE raportoi se gazeta e partisë në Shqipëri paralajmëronte indirekt Kinën për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë.

Shqipëria po tenton disa lidhje me perëndimin. Ajo vendosi ambasador në Turqi dhe firmosën edhe një marrëveshje për kulturën. Kjo ka shqetësuar së tepërmi Greqinë (Kjo edhe sepse Shqipëria ka mbajtur një qendrim pro turk në lidhje me Qipron) dhe grekët kanë pasur bisedime me shqiptarët në Paris. Ka raporte të CIA-s se shqiptarët do tentojnë të bisedojnë me jugosllavët. Ka pasur bisedimet edhe me gjermano-perëndimorët. Ministri i Jashtëm Austriak i tha sekretarit të Shtetit Rusk se shqiptarët në Vjenë ” kanë bërë disa propozime të mjegullta për tu afruar me perëndimin”.

Në lidhje me këtë çështje, grekët kanë përhapur lajmin, duke pasur raportime ne agjensinë e lajmeve sovjetike apo në agjensinë Swedes, sipas të cilave shqiptarët po ndërtojnë një bazë raketash në Durrës me ndihmën e Kinezëve. Kjo është e pakonfirmuar dhe me siguri e pavërtetë. Në datën 30 Shtator, Mehmet Shehu afirmoi publikisht linjën pro kineze të Shqipërisë.

Në qershor ose me herët, një zv/ministër shqiptar i Jashtëm pyeti ambasadorin Italian se si mund të rivendoseshin marëdheniet me SHBA-të.

Ka një rekomandim në zyrën e Sekretarit të shtetit për të hequr kufizimin për shtetasit amerikanë që duan të udhëtojnë privatisht për në Shqipëri. Gjithsesi, kjo është shumë pak për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Një nga zyrtarët tanë është i shqetësuar se Shqipëria mund të kthehet në një Qipro nr 2 me Jugosllavinë, Greqinë dhe Italinë që mbajnë radhën. Një politikë e avashtë ndaj Shqipërisë mund të ndalë ndikimin e fqinjëve. (Personalisht nuk i besoj këtij argumenti dhe veçanërisht idesë se duke qendruar disi larg veprojmë si pengesë për Greqinë, Jugosllavinë dhe Italinë). Drejtori i EE është kundër marrëdhënieve pasi beson se do të ishte në rrezik për personelin amerikan. (edhe me këtë argument nuk bie dakord).

Ambasadori Thomson dhe zyra për çëshjet sovjetike në Departamentin e Shtetit janë dakord për marrëdhënie me Shqipërinë sepse Kina mund të prishet me sovjetikët. Sekretari Rusk komentoi se puna me austriakët mund të jetë “konstruktive dhe ndihmuese” nëse ata shohin me vëmëndje qëllimin e shqiptarëve por do të ishte një gabim nese e bëjmë ne direkt këtë. Ndaj, ky është një qendrim solid ndaj Shqipërisë.

Firmos nga Nathaniel Davis

Please follow and like us: