Goditet me mjete të forta kirurgu në Shkodër, shpallet në kërkim autori i dyshuar
Një mjek është dhunuar sot gjatë orarit të punës në Shkodër. Mjeku kirurg Besmir Grizha është dhunuar me mjete të forta në oborrin e spitalit nga shtetasi Ali Kopliku, një i afërm i një pacienti.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa nuk dihet ende nëse mjeku ka paraqitur kallëzim në polici. Nga informacionet paraprake dyshohet se kirurgu është goditur për shkak të detyrës.
Sipas policisë Kopliku është person me precedentë të mëparshëm penalë.
Please follow and like us: