Albspirit

Media/News/Publishing

Kapiteni Lorik Cana në mbështetje të Ismail Morinës, mesazhi i tij për “Ballistin”

Në mbështetje të Ballist Morinës, i cili tri ditë më parë u njoh me vendimin e Shkallës së Parë në Dubrovnik për ekstradimin në Serbi, ka dalë edhe ish-kapiteni Kuqezi, Lorik Cana. Në një postim në profilin e tij në facebook, Cana kërkon “Liri për Ballist Morinën” duke e shoqëruar kërkesën edhe me një foto të Ismail Morinës. Reagimi i Lorik Canës është një ndër reagimet e shumta që kanë ardhur 24 orët e fundit, pas mësimit të një lajmi të tillë. Tifogrupi i kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë dalë në krah të Ismail Morinës në këto momente që ai rrezikon ekstradimin drejt Serbisë. Ata kanë njoftuar zhvillimin e një proteste masive sot në orën 19:00 te Kryeministria për të nxituar reagimin e autoriteteve më të larta të shtetit shqiptar.

Please follow and like us: