Albspirit

Media/News/Publishing

Librat që u shitën miliona kopje

Kur Antoine de Saint-Exup shkroi “Princin e vogël” nuk e mendonte se kjo përrallë kaq e shkurtër do ta bënte miliardier. Jo gjithmonë shkrimtarët janë të varfër. Më poshtë po ju redisim historinë e 10 librave që vijojnë të mbushin xhepat e autorëve të tyre.

“A Tale of Two Cities”, nga Charles Dickens

Një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave. I botuar për herë të parë më 1859 , libri ka shitur më shumë se 200 milionë kopje.

“Kryezoti i unazave” nga J. R. R. Tolkien

I botuar për herë të parë më vitin 1954, ky libër ka shitur më shumë se 150 milionë kopje. Libri i cili ka disa seri është përkthyer edhe në shqip nga Artan Miraka, dhe është botuar nga “Dudaj”. Teksa hija e ligë e Mbretit të Zi po përhapet gjithnjë e më shumë, ushtritë e tij po mblidhen. Burrat, xhuxhët, elfët, dhe mjekërpemët bashkohen për të luftur kundër Mbretit të Zi. Ndërkaq, Frodoja dhe Semi vijojnë luftën e tyre nëpër Mordor në përpjekjen e tyre heroike për të shkatërruar Unazën e Vetme

“Princi i vogël” nga Antoine de Saint-Exupery

Dorëshkrimi origjinal i këtij libri ishte në frëngjisht, ndërsa publikimi i parë i historisë u bë në anglisht më 1943. Që atëherë janë shitur 140 milionë kopje. Libri është përkthyer në gjuhën shqipe nga Shpëtim Çuçka dhe botuar nga Toena.  “Princi i vogël”, vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupéry (1900-1944) . Saint-Exupéry nuk shkruan letërsi për letërsi, art për art, dhe përtej natyrës simbolike e në dukje irreale të “Princit të vogël” ai arrin të prekë tema e çështje jo thjesht konkrete, jo thjesht e rëndomtazi praktike, madje pragmatike, por të tilla, që sjellin thellimin në mendime të lexuesit, që e shtyjnë këtë të fundit të përjetojë ndjesinë e përgjegjësisë së të qenit njeri i qytetëruar.

Përmes një stili të thjeshtë deri në nivele fëminore, përtej një tejpashmërie të kristaltë të shtjellimit të subjektit, ne befas ndjejmë fuqinë rrëmbenjëse të një arti çuditërisht të thellë, të një arti që na vë përpara pikëpyetjesh, mprehtësia e të cilave mund ta gjejë shumëkënd të papërgatitur për t’u përgjigjur. Ç’është ky djalë i vogël, që në libër quhet “princ”?

Ç’janë këta planete të vegjël, ku jetojnë tipa njerëzish në dukje të çuditshëm, por që çuditërisht na duken aq të njohur, a thua se i kemi takuar diku dikur? Ç’është ky gjarpër shkretëtire, i cili kryen në libër një shërbim aq të veçantë? Ç’janë trëndafilat dhe përse duke i dashur ata ne arrijmë të njohim më mirë veten?Përse të rriturit e kanë kaq të vështirë të kuptojnë të vegjlit? Përse të rriturit kanë ngritur një shoqëri, në të cilën shifrat kanë më rëndësi se përjetimet, ndjenjat? Dhe përse tabloja e librit është kaq e zymtë, përse bota duket kaq e trishtuar? Secili që merr e lexon librin “Princi i vogël”, mund të provojë t’u japë një përgjigje këtyre pyetjeve dhe të tjerave si këto, mund të provojë të matë me anë të mendjes botën që gjen në libër dhe botën që na rrethon. Dhe nuk do të ishte aspak çudi, sikur të shihte se jo të gjitha pyetjeve ai është në gjendje t’u japë një përgjigje bindëse, se mendja e tij nuk e ka të lehtë të rrokë domethënien e botës, në të cilën jetojmë.

Në kohën kur botohej “Princi i vogël”, në Evropë sidomos, por edhe në Azi e pjesërisht në Afrikë njerëzimi ndodhej në mesin e Luftës II botërore, ndodhej i përfshirë në gjirin e një përleshjeje – sot pothuaj të papërfytyrueshme – midis tërbimit të forcave të vdekjes dhe heroizmit e përkushtimit të ndershëm deri në fund të forcave të jetës. E megjithatë Saint-Exupéry duket se ishte thellësisht i palumtur. Çfarë shikonte ky njeri i talentuar në botën e ditëve të tij, që nuk e kënaqte, që nuk e bindte në atë që njerëzimi do të dinte të sillej më mirë me veten pas luftës? Dhe si na shpaloset neve bota sot, 55 vjet pas botimit të këtij libri të thjeshtë në dukje? “Të dashurosh nuk do të thotë të shihesh sy në sy, por të shikosh së toku drejt një drejtimi të përbashkët”, shkruante Saint-Exupéry A e kanë njerëzit sot këtë drejtim të përbashkët? A i shtyn ata dashuria, nëse ajo ekziston, të shohin drejt të njëjtit pikësynim?Leximi sot i një vepre si “Princi i vogël” mund të bëjë të vetëdijshëm cilindo së paku për dy gjëra: për nivelin e aftësive të tij gjykuese dhe për rrugën që ka përshkuar në këta dhjetëvjeçarë njerëzimi. Natyrisht mund ta bëjë të vetëdijshëm lexuesin edhe për atë që e vërteta është e bukur dhe e bukura është e thjeshtë.Dhe kjo është shenjë e një letërsie të mirëfilltë, një letërsie jo fitimsynuese. Pikërisht e asaj letërsie, për të cilën kemi aq shumë nevojë dhe që aq dendur na mungon.

E në fund nuk kishte asgjë, nga Agatha Christie

Agatha Christie është e para autore femër në listën e autorëve më të shitur. Ky libër u botua për herë të parë më 1939-tën dhe që atëherë janë shitur 100 milionë kopje.

Agatha Christie njihet në të gjithë botën si “Mbretëresha e Krimit”. Librat e saj janë shitur në mbi një miliardë kopje në gjuhën angleze dhe po aq në 44 gjuhë të huaja. Ajo është autorja më e botuar e të gjitha kohëve në çdo gjuhë, e tejkaluar vetëm nga Bibla dhe Shekspiri. Është autore e 78 romaneve policorë, e 19 dramave dhe e 6 romaneve të shkruara me pseudonimin Meri Uestmakot.

“Endrra e dhomës së kuqe” nga Cao Xueqin

Botimi i parë i këtij libri ishte më vitin 1791 dhe që atëherë janë shitur 100 milionë kopje. Eshtë libri i parë në listën e më të shiturve që botimin e tij të parë e ka pasur në gjuhën kineze e jo anglisht.

“The hobbit” nga J. R. R. Tolkien 

Libri është shitur 100 milionë kopje që nga botimi i parë më 1937. Jo dhe aq i sukseshëm sa titujt e tjerë të Tolkien. Në shqip është përkthyer nga Maklen Misha dhe botuar nga IDK.

Libri i konsideruar tashmë si një klasik i letërsisë për të rinj, që paraprin “Kryezotin e Unazave”. Pa dashje, një ditë prej ditësh, Bilbo largohet nga vrima e tij e rehatshme prej hobiti dhe merr një udhëtim të rrezikshëm në shoqëri të Gandalf Magjistarit dhe dymbëdhjetë xhuxhëve. Ata janë nisur të marrin thesarin e Smaugut, një dragua i madh dhe shumë i rrezikshëm… Një libër epik plot aventura dhe udhëtime magjike.

“Luani, magjistaret dhe veshjet” nga C. S. Lewis

Libri ka shitur më shumë se 85 milionë kopje nga viti 1950.

“Ajo, një histori aventure” nga Rider Haggard

83 milionë kopje të shitura nga viti 1887.

“Kodi i Da Vincit” nga Dan Brown

I botuar më vitin 2003 libri ka më shumë se 80 milionë kopje të shitura. Amik Kasoruho Në shqip është përkthyer nga Amik Kasorudo e botuar nga “Dudaj”. Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Harvard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit. Pranë trupit të tij është gjetur një kod i habitshëm. Duke rrëmuar midis atyre gjëegjëzave të çuditshme, Langdoni dhe një deshifruese franceze e talentuar kodesh, Sophie Neveu, shtangen kur zbulojnë gjurmën e çelësave zbërthyes që fshihen në veprat e Da Vinçit – çelësa që duken qartazi për këdo e që megjithatë piktori ka ditur t’i fshehë në mënyrë gjeniale.

“Mendo dhe bëhu i pasur” nga Napoleon Hill

70 milionë kopje të shitura prej vitit 1937.

Please follow and like us: