Albspirit

Media/News/Publishing

Merita Halili tregon sëmundjen që e ka prekur: Kurohem në Amerikë

Këngëtarja Merita Halili e cila është kthyer nga Amerika dhe siç ka bërë gjithnjë ka vijuar me koncerte e aktivitete të ndryshme së bashku me bashkëshortin.

Ajo ka qenë e ftuar mbrëmë në  “Top Magazinë”  ku përveç aktiviteteve muzikore dhe projekteve që ka në SHBA, ka folur dhe ka treguar edhe për një sëmundje të rrallë nga e cila vuan dhe po kurohet në SHBA.

Merita Halili, një nga emrat më në zë të këngës popullore, deklaroi se vuan nga një sëmundje e rrallë  duke sqaruar edhe publikun dhe mediat të cilat kishin shkruar se këngëtarja vuan nga një sëmundje por që nuk ia kishin idenë se çfarë mund të ishte.

Madje ajo thotë se është normale të flitet për njerëzit publik dhe i kupton ata që kanë folur dhe shkruajtur për të.

“E di shumë mirë që është folur, që Merita ka qenë sëmurë, kanë thënë gjëra që unë i mora vesh vonë, por është normale. Në përgjithësi për njeriun publik flitet”, thotë ajo.

“Unë u diagnostikova në Shqipëri dhe kurohem në Amerikë. Është një sëmundje autoimune që i ndodh gjithsecilit, quhet lupus, por shumica e njerëzve nuk e dinë. Ne jemi shumë të rrahur me diellin, jemi rritur me diellin, mirëpo atje u shfaq dhe këto janë çështje immune”, ka thënë Merita dhe ka shtuar se gjithçka është nën kontroll.

Please follow and like us: