Albspirit

Media/News/Publishing

Ministri i Drejtësisë Bardhi, kërkesë kroatëve të mos ekstradojnë Ballist Morinën

Ministria i Drejtësisë, Gazmend Bardhi i ka bërë kërkesë autoriteteve kroat, që të mos ekstradojnë në serbi shtetasin Ismail (Ballist) Morina, i njohur për lëshimin e dronin në Beograd, gjatë ndëshjes Serbi-Shqipëri.

 

Në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të shtetasit shqiptar Ismail Morina, ai ka marrë kontakt urgjent zyrtar, me autoritetet kopetente kroate, për të argumentuar nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare, pamundësinë e ekstradimit të tij në Serbi.

Për këtë qëllim, me shkresën nr.4782, datë 28/07/2017, drejtuar Ministrisë së   Drejtësisë së Republikës së Kroacisë, Ministri Bardhi i ka kërkuar zyrtarisht homologut të tij kroat, mos miratimin e kërkesës për ekstradim, duke vlerësuar se   kërkesa për ekstradim bie ndesh me Konventën e Këshillit të Europës “Për ekstradimin” dhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike.
Në këtë shkresë, Ministria e Drejtësisë ka marrë angazhimin që në një kohë sa më të   shpejtë, të përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë në Kroaci, të gjitha faktet dhe provat që dëshmojnë se jemi përpara një shkeljeje politike, për të cilën bazuar në nenin 3 të Konventës së Këshillit të Europës “Për Ekstradimin”, nuk mund të akordohet ekstradimi.

Ministria i Drejtësisë, Gazmend Bardhi i ka bërë kërkesë autoriteteve kroat, që të mos ekstradojnë në serbi shtetasin Ismail (Ballist) Morina, i njohur për lëshimin e dronin në Beograd, gjatë ndëshjes Serbi-Shqipëri.

Please follow and like us: