Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti grek kërcënon Tiranën zyrtare

Një deklaratë të fortë ka lëshuar presidenti grek Prokopis Pavlopulos nga veriu i Greqisë kur tha se Shqipëria duhet të përmbushë dhe të respektojë detyrimet ndaj minoritetit grek si kusht për t’u anëtarësuar në BE.

Reagimi i kreut të shtetit grek erdhi menjëherë pas lajmit mbi prishjen e dy ndërtesave në Dhërmi për të cilat Pavlopulos tha se “shkelja provokuese e të drejtës së pronës për bashkatdhetarët tanë nga autoritetet shqiptare mban larg perspektivën europiane të Shqipërisë”.

Deklaratat e presidentit grek u bënë nga Preveza, ku u zhvillua kongresi i zakonshëm botëror i Epirit siç quhet në Greqi.

“Nuk duhet të harrohet se pakicës etnike greke duhet t’i respektohet në Shqipërinë fqinje çdo e drejtë ashtu siç u ka hije qytetarëve që jetojnë në sundimin e regjimit të ligjit”, tha presidenti grek.

“Të gjithë duhet të ndiejnë se jetojnë në një shtet të së drejtës dhe se sundimi i ligjit nuk është një grumbull gurësh”, shtoi ai. “Në Europë nuk ka standarde të ndryshme për vende të ndryshme, ajo i ka të qarta kushtet për shtetet që duan të bëhen pjesë e ndërtimit europian”, u shpreh politikani i lart grek.

Më tej ai foli dhe për emigrantët shqiptarë në Greqi kur u shpreh se vendi i tij i ka shpërblyer me dashuri dhe nderim emigrantët shqiptarë aty dhe sipas ligjeve ndërkombëtare, të njëjtën sjellje të ngjashme pret dhe nga Shqipëria.

Please follow and like us: