Sadik Bejko: Poezia e parë në gjuhën shqipe
Lekë Matrënga, i njohur si Luca Matranga, ka lindur më 1567 në fshatin Hora e Arbëreshëvet/Piana degli Albanesi, ka vdekur më 1619 në Palermo. Ishte prift dhe shkrimtar arbëresh nga Siçilia, Itali. Studoi në Kolegjin e Shën Athanasiusit në Romë dhe themeloi një shkollë në vendin e lindjes. Libri i tij me emrin “E mbsuame e krështerë”, shkruar në vitin 1592, përbën dokumentin e parë filologjik të toskërishtes së shkruar dhe të dytin të shqipes, fill pas “Mesharit” të Gjon Buzukut. Matranga përdori gjuhën shqipe, arbërishten e folur në Piana degli Albanesi, ndryshuar në disa tipare fonetike, në mënyrë që të kuptohet edhe nga arbëreshët e kolonive të tjera. Libri përbëhet nga 28 fletë.
“E mbsuame e krështeë” e njohur dhe si Christian Doctrine, u botua në Romë më 1592.
Lekë Matrënga në këtë vepër sjell poezinë e parë në gjuën shqipe. Poezia, veç të tjerash, ka rëndësi, se gruan, femrën, e përmend që në vargun e dytë të saj…
“E mbsuame e krështeë” e njohur dhe si Christian Doctrine, u botua në Romë më 1592.
Lekë Matrënga në këtë vepër sjell poezinë e parë në gjuën shqipe. Poezia, veç të tjerash, ka rëndësi, se gruan, femrën, e përmend që në vargun e dytë të saj…
Gjithëve thëres, kush do ndëlesë,
të mirë të krështë, burra gra,
mbë fjalët e Tinëzot të shihi meshë,
se s’ishtë njerii nesh çë mkatë s’kaa;
e lum kush e kujton se ka te vdesë,
e mentë bashkë mbë Tënëzonë i kaa,
se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë,
e bën për bljr të tij e për vëlla.
Po e sjellim në gjuhën e sotme:
Të gjithve ju thërras, kush do ndjesë,
Ju të mirë të krishteë burra dhe gra
të shihni meshën me fjalën e Zotit tonë
se asnjeri prej nesh nuk ëshë pa mëkate.
Dhe lum kush e kujton se do të vdesë
Dhe i bashkuar mendërisht me Zotit tonë
Krishti në parajsë atij i bën pjesë
e ka për bir dhe për vëlla.
Prof. Mateo Mandala ka bërë një studim mjaft të vlerësuar mbi këtë autor dhe vepër.
Please follow and like us: